Skënderbeu gjen qendërmbrojtës, gati akordi me lojtarin e Kategorisë së Parë. Pritet vetëm firma

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2020 | 11:00

Skënderbeu gjen qendërmbrojtës, gati akordi me lojtarin e Kategorisë së Parë. Pritet vetëm firma

Skënderbeu gjen qendërmbrojtës. Klubi ka siguruar shërbimet e Miklovan Peres, 28- vjeçarit që pjesën e parë të sezonit e mbylli te Pogradeci. 

pere

Gjatë karrierës së tij, veç ekipit të vendlindjes, është aktivizuar edhe te Sopoti dhe Turbina.

Burime për gazetën konfirmojnë se mbrojtësi ka tërhequr dokumentacionin nga liqenorët dhe sot pritet që të nënshkruajë kontratë me bardhekuqtë.

Ai vjen si titullar i padiskutueshëm nga Pogradeci, teksa në 10 ndeshje numëron 868 minuta.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"