“Skënderbeu futet në fushë për fitore”, flet Memelli: Tirana klub i dashur për mua, kemi mentalitet të njëjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2021 | 14:13

“Skënderbeu futet në fushë për fitore”, flet Memelli: Tirana klub i dashur për mua, kemi mentalitet të njëjtë

Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli ka folur ditën e sotme në prag të sfidës me Tiranën, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme. Në fjalën e tij para mediave, Memelli ka thënë se Tirana është një klub i dashur për të, pro Skënderbeu do të luajë për fitore.

mEMELLI

“Skuadra po fiton besim dhe vazhdimësia te rezultatet është ajo që na intereson ne si staf dhe na jep besim për të ardhmen. Sigurisht që morali ëhstë rritur. Të fitosh ndaj skuadrave si Partizani, Apolonia dhe Kukësi nuk është ë lehtë.

Nesër kemi një ndeshej shumë të rëndësishme . Tirana është një klub i dashur për mua, pasi kam dituar si sportist aty. Tirana më ka dhënë mundësinë të punoj si trajner te Akademia për 5 vite e gjysmë. Jam mirënjohës ndaj njerëzve që punojnë gjithmonë. Nesër dy skuadrat luajnë për objektiva të ndryshme. Padyshim që mund t’iu them se Skënderbeu futet në fushë për të fituar. Tirana është një skuadër me mentalitet fituesi, njëjtë si Skënderbeu në 10-11 vitet e fundit.

Do jetë një ndeshje e vështirë, Tirana ka lojtarët me kualitet, ne e dimë forcën e tyre, por pa diskutim që do mbështetemi dhe te forca jonë, që është grupi. Jam i bindur që lojtarët do të bëjnë maksimumin dhe do të bëjnë një ndeshje të mirë. Nëse performanca do të jetë e duhura dhe intensiteti do të jetë i lartë, kam besim që edhe rezultati do të vijë.

Na është kthyer Taipi nga pezullimi prej kartonëve. Gjithmonë në fushë futemi për fitore. Është një ndeshje që i ka brenda të gjitha rezultatet. Rëndësi ka të bëjmë një ndeshje të mirë.”, tha Memelli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"