Skënderbeu ende pezull, presidenti Takaj është i pavendosur për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2022 | 20:41

Skënderbeu ende pezull, presidenti Takaj është i pavendosur për…

Skënderbeu nuk ka nisur nga A-ja për sezonin 2022-2023. Në klub i kanë idetë të qarta për të ardhmen dhe do të ndërtojnë një ekip që të garantojë ngjitjen direkte. E megjithatë, dilemat janë të mëdha.

Takaj

E pazgjidhur mbetet çështja e stolit, për të mos folur për organikën. Nuk përjashtohet mundësia që Ardjan Takaj të konfirmojë Gentjan Liçin, megjithatë kjo gjë nuk ka ndodhur ende. Pak kohë më parë presidenti u takua edhe Ramadan Ndreun, por akord nuk pati. Krutani shfaqi vullnetin e tij për të marrë “timonin” e bardhekuqve, por kreu i klubit është i pavendosur.

Momentalisht nga Korça ka vetëm largime, ndërsa si afrime përfliten vetëm tre lojtarë që mbyllën sezonin me Pogradecin: Herdis Alliu, Hermes Shkulaku dhe Artion Alillari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"