Skënderbeu e shihte si pasuesin e Soue, por tashmë sulmuesi shkëlqen me rivalët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2020 | 10:30

Skënderbeu e shihte si pasuesin e Soue, por tashmë sulmuesi shkëlqen me rivalët

Kur erdhi në verën e vitit 2018 në Korçë, e shihnin si pasardhësin e Ali Soue, sulmuesit nga Gambia që shkëlqeu në Korçë.guindo skenderbeu

Por, ndryshe nga Soue, Saliu Guindo me të dhëna shumë të mira, pa mbushur 22 vjeç kur u bë pjesë e Skënderbeut në pjesën e parë të sezonit luajti shumë pak.

Ndërsa, në pjesën e dytë, drejtuesit e Bylisit e pikasën dhe e afruan në ekip ku u aktivizua e më pas filloi që të shënonte gola, duke lënë gjurmë edhe këtë sezon në elitë.guindo bylis

Lojtari është një nga të rinjtë premtues të skuadrës së tij dhe gjithë Kategorisë Superiore. Guindo është një nga titullarët e padiskutueshëm të Bylisit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"