Skënderbeu e Partizani, tani vjen “malorja” e së vërtetës për Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2018 | 17:25

Skënderbeu e Partizani, tani vjen “malorja” e së vërtetës për Tiranën

Starti jo i mirë i sezonit tregoi se Tirana e vuajti rikthimin nga Kategoria e Parë. Shumë diskutime, pozita e trajnerit e lëkundur dhe gjithashtu disa zgjedhje të bëra në merkato të vëna në diskutim. Mirëpo, fitorja me Luftëtarin ka sheshuar shumëçka dhe skuadra shkon me moral të lartë në transfertën e radhës.

tirana

Do të jetë ndeshja me Skënderbeun dhe më pas derbi me Partizanin, që përbëjnë “maloren e së vërtetës” për bardheblutë që të tregojnë sa vlejnë. Disfatat me Kamzën dhe Kukësin, e barazimi me Teutën, lanë shije të hidhur në kampin kryeqytetas, ndaj dy sfidat e radhës vlejnë vërtet më shumë sesa thjesht gjashtë pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"