Skënderbeu e nis me video-analizë, sot radha e… Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2018 | 19:04

Skënderbeu e nis me video-analizë, sot radha e… Partizanit

Ashtu sikundër ishte parashikuar nga gazeta një ditë me parë, dje Skënderbeu e ka nisur gjithçka me një video-analizë të takimit të luajtur në Superkupë. Për minuta të tëra, bardhekuqtë kanë parë me kujdes momentet e përzgjedhura nga Shehi për të evidentuar se ku gabuan.

shehi-skenderbeu-stervitje-750x430

Kryesisht, nga sa bëjnë me dije burime brenda klubit, trajneri është marrë me pjesën e parë, e cila nuk ka pasur nivel të lartë loje me shumë pak situata të krijuara.

shehi

Mbi të gjitha, Shehi është ndalur te golat e pësuar nga Laçi e, veçanërisht me golin e parë të shënuar nga Lushkja. Shehi analizoi me kujdes përgjumjen e mbrojtjes në atë aksion dhe vendosjen e gabuar të lojtarëve të tij në disa momente të tjera. Natyrisht që kjo analizë i paraprin asaj që pritet të zhvillohet ditën e sotme, ku Skënderbeu do të kërkojë të mësojë sa më shumë nga loja e të kuqve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"