Skënderbeu drejt falimentit, flet presidenti i Besëlidhjes: Me të drejtën e Zotit, ne duhet të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2020 | 23:50

Skënderbeu drejt falimentit, flet presidenti i Besëlidhjes: Me të drejtën e Zotit, ne duhet të…

Besëlidhja ka një shans real për të qenë pjesë e Supe- riores sezonin e ardhshëm, nuk është thjesht dhe vetëm një hipotezë e momentit. Gazeta “Panorama Sport” ka publikuar në numrin e djeshëm lajmin për ndryshimin e mundshëm të përbërjes së kampionatit të Superiores, pasi Skënderbeu pritet të shpallë falimentimin.

gjok noka

Dhe vendin e tij do ta zinte pikërisht skuadra lezhjane, që u ndal në finish sezonin e fundit, duke u mundur nga Vllaznia në ndeshjen shtesë që u luajt në stadiumin e Shkodrës. Situata aktuale me ekipin korçar sigurisht që e ka trazuar ambientin futbolldashës në Lezhë dhe më tepër ata që e drejtojnë atë.

NOKA UL EUFORINË – Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, presidenti i Besëlidhjes, Gjok Noka, thotë se është më mirë që për gjëra të tilla të flitet pasi të ketë vendime zyrtare. Megjithatë, ai pranon se i takon skuadrës së tij të luajë në Superiore nëse ka ndryshim të Superiores.

“Nuk duhet të flasim para kohe dhe as të festojmë para kohe. Dua të jemi me ‘këmbë në tokë’ në këtë situatë. E kam parë lajmin se mund të ketë ndryshim të Superiores nëse Skënderbeu shpall falimentimin. Në këtë rast, ne jemi skuadra pritëse, pra neve na takon të luajmë në Superiore.

Beselidhja goli

Mundëm Pogradecin në ndeshjen e parë shtesë, sipas skemës së kampionatit të fundit, dhe më pas u ndalëm nga Vllaznia në finalen tjetër. Nuk dua të merrem me deklarata në këtë moment, nuk është serioze. Nëse një ekip dënohet apo falimenton, është fatkeqësia e tij dhe unë nuk dua të përfitoj.

Ndaj dhe them se duhet të qëndrojmë me “këmbë në tokë”. Ajo që dihet është se nëse vërtet do të ketë ndryshim të Superiores, me të drejtën e Zotit i takon Besëlidhjes të jetë pjesë e saj”, ka theksuar presidenti i lezhjanëve. Fati i Besëlidhjes për momentin është i lidhur direkt me zhvillimet te Skënderbeu, ku shpallja e fal- imentimit nga drejtuesit ko- rçarë rrjedhimisht do të liron- te një vend në kampionatin elitar të futbollit shqiptar. Nëse ndodh kështu, lezhjan- ët do të certifikoheshin si pjesë e elitës.

F.RUPI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"