Skënderbeu do kthesën edhe në kampionat, përmbyset formacioni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2022 | 18:17

Skënderbeu do kthesën edhe në kampionat, përmbyset formacioni

Pas fitores me Maliqin, korçarët do të kërkojnë rikthimin te rezultatet bindëse edhe në kampionat. Dy pikë në tri ndeshje janë pak për një ekip si Skënderbeu dhe diçka e tillë kërkon reflektim të menjëhershëm. Mesazhi i Ardjan Takajt ka qenë i qartë, ekipi duhet të reagojë.

SKENDERBEU

Në këto kushte, suksesi ndaj Luzit është e vetmja rrugë për bardhekuqtë. Kjo duket se ka vënë në lëvizje direkt stafin teknik, që kanë filluar të shohin rreth zgjidhjeve më të mira për përballjen e fundjavës për të ndërtuar 11-shen. Në seancën e fundit, Migen Memelli ka provuar të gjithë grupin e plotë me lojtarët që janë më në formë për momentin me qëllim t’i hedhë në fushë nga minuta e parë në këtë transfertë.

Duket se me rikthimin e Dritmir Becit dhe Abdul Temitopes në ekip, do të ndryshojë diçka në rreshtimin e korçarëve në fushë. Rikthimi i shkodranit i jep mundësi trajnerit që të kalojë Rapën në mesin e fushës në pozicionin e ekranit. Kjo do t’i japë më shumë mundësi dhe frymëmarrje ekipit për të pasur alternativa të tjera në repartin e mesfushës.

Më të avancuar do të luajnë Alii dhe Liço që kanë bërë paraqitje të mira në ndeshjet e fundit, ndërsa Lika duket se do të ulet në stol për t’i lënë vend Temitopesë së rikthyer nga dëmtimi. Nigeriani me pasaportë irlandeze do të formojë sulmin me Pusin dhe Abubakar në majë, për të tentuar fitoren e parë dhe në kampionat.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"