Korçarët, 3 herë kampionë radhazi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2013 | 11:31

Korçarët, 3 herë kampionë radhazi

Skenderbeu kryesoreSkënderbeu është zyrtarisht klubi kampion i Shqipërisë për sezonin 2012-2013. Dje korçarët kanë mbyllur llogaritë, teksa mposhtën në shtëpi Kastriotin dhe matematikisht u bënë fituesit e titullit tri javë para fundit të kampionatit. Ky është sezoni i tretë radhazi që bardhekuqtë janë kampionë, ndërkohë që në historinë e klubit është i katërti. Në Korçë dje ka qarkulluar edhe një batutë: e treta e vërteta! Kjo vjen nisur edhe nga fakti se në dy sezonet e para titulli i Skënderbeut është kontestuar jo pak për shumë arsye. Megjithatë, ky kampionat foli tërësisht për korçarët, të cilët dominuan në çdo aspekt kundër rivalëve dhe praktikisht hodhën poshtë çdo aludim. Pas një faze të parë fantastike, diferenca e bardhekuqve nga ndjekësit ka qenë e madhe në pjesën e dytë të kampionatit. Asnjëherë skuadra e drejtuar nga Mirel Josa nuk e ka vënë në diskutim fitimin e titullit. Kjo është pa diskutim meritë e grupit të lojtarëve, të cilët kanë mbyllur shpejt historinë e vendit të parë dhe në vazhdimësi kanë administruar kampionatin. Mbi të gjitha, Skënderbeu tashmë bëhet i pari klub jashtë kryeqytetit që arrin të thyejë tabunë, duke fituar tri herë radhazi titullin. Për presidentin Ardian Takaj ky është titulli i parë si kreu i klubit, që pas caktimit në këtë post gjatë verës së vitit të kaluar. Sefte te korçarët e bën edhe trajneri Josa, i cili më parë ka drejtuar Skënderbeun në dy periudha të ndryshme. Të udhëhequr nga një portier si Shehi, një kapiten si Shkëmbi dhe një sulmues si Pejiç, korçarët gjatë 24 javëve vetëm në tri ndeshje kanë ngecur. Skënderbeu është ekipi që ka pësuar më pak gola nga të gjithë (10).

SKËNDERBEU-KASTRIOTI 2-0
GOLAT: Bicaj 38′, Lilaj 58′
SKËNDERBEU: Shehi, Radas, Bici, Gvozdenoviç, Dimo (Pejiç 83′), Kërçiku (Tomiç 77′), Lilaj, Shkëmbi, Orelesi, Çaushaj (Vrapi 73′), Plaku. Trajner: M.Josa
KASTRIOTI: Osmani, Caca, Sykaj, Xhafa, Kalari, Tanushi, Karapici, Shehaj, Turdiu (Hoxha 46′), Shaba, Hysa. Trajner: Sh.Dallaku
KARTONË TË VERDHË: Radas 19’/ Shehaj 66′
DELEGAT: Bujar Pregja (Tiranë)
VËZHGUES: Lirim Çuko (Tiranë)
GJYQTARET: K.Cjapi, I.Tartari, O.Grabova (Fier)

MINUTAT
3′ Kërçiku bën gjithçka mirë nga e djathta e sulmit korçar dhe arrin të krosojë në zonë, duke gjetur të lirë Çaushajn në krahun tjetër. Ky i fundit bën më të vështirë, teksa gjuan lehtë i vetëm me portierin Osmani, i cili grushton në korne.
14′ Shkëmbi jep një asist për Kërçikun, i cili kroson menjëherë në zonë dhe aty Plaku zhytet me kokë, por Osmani grushton topin.
27′ Kundërsulm i Skënderbeut, Çaushaj lirohet mirë nga e majta dhe më pas jep një asist për Lilajn, që i vetëm përballë Osmanit nuk arrin të shënojë, teksa godet jashtë.
33′ Orelesi jep një pasim të bukur për Plakun, i cili gjuan direkt me të majtën, por topi përfundon jashtë.
38′ Goditje këndi për Skënderbeun. Shkëmbi kroson direkt në zonë, duke gjetur Bicin të lirë, i cili kërcen fuqishëm me kokë dhe topi përfundon në rrjetë, 1-0 për Skënderbeun.
40′ Çaushaj dhuron spektakël, teksa me një goditje në formë parabole për pak sa shënon, por topi kalon ngjitur me shtyllën.
58′ Shkëmbi jep një krosim fantastik te Kërçiku, i cili lihet i lirë nga mbrojtësit e Skënderbeut, pasi kujtohet në pozicion jashtë loje. Mesfushori pason për Lilajn brenda zone dhe ky i fundit nuk mendohet dy herë, godet fort me të djathtën dhe shënon.
63′ Tanushi driblon bukur dy-tre mbrojtës korçarë brenda zone, por goditja e tij lë për të dëshiruar.
69′ Roveshatë spektakolare e Plakut, por Osmani shpëton portën.

Ndeshja – Korçarëve u mjaftonte edhe një pikë për të siguruar matematikisht fitimin e titullit kampion. Megjithatë, në ndeshjen e djeshme në shtëpi ndaj Kastriotit, bardhekuqtë bënë detyrën, duke arritur një fitore të pastër, në shifrat 2-0. Bici në pjesën e parë dhe Lilaj në të dytën shënuan nga një gol, ndërkohë që loja u dominua nga Skënderbeu. Miqtë nga Kruja bënë pak për t’ia vështirësuar punën ekipit korçar. Në pjesën e parë bardhekuqtë kanë pasur disa raste për shënim. Kërçiku nga e djathta dhe Çaushaj nga e majta janë bërë protagonistë me krosimet e tyre për sulmuesit. Këtë herë në formacionin e korçarëve kishte një risi, pasi mesfushori shkatërrues, Lilaj, luante i avancuar drejt sulmit, në mbështetje të Plakut. Ky i fundit ishte i vetëm në majë, pasi Pejiç e nisi takimin nga stoli. Pas disa rastesh të pastra për shënim, goli vjen nga një mbrojtës. Bici, i ardhur në ndihmë të sulmit, arrin ta kalojë Skënderbeun në avantazh pas goditjes me kokë brenda zone. Vendësit shkojnë të qetë në pushimin mes pjesëve, ndërkohë që në 45 minutat e dyta loja është një fotokopje. Kastrioti duket i mefshtë në fushë dhe nuk arrin të rrezikojë asnjëherë portën e mbrojtur nga Shehi. Për Skënderbeun rastet nuk mungojnë, derisa Lilaj dyfishon shifrat me një gjuajtje të bukur brenda zonës. Gjithçka mbyllet në shifrat 2-0 dhe në stadium shpërthen festa.

takajTakaj: Tani prisni përforcime për Champions
Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, ka premtuar blerje të mëdha pas triumfit në kampionat, duke thënë se skuadra do të përforcohet ndjeshëm për Champions-in dhe për sezonin e ardhshëm. “Është një ndjesi shumë e mirë të jesh kampion i Shqipërisë me një skuadër si Skënderbeu, megjithëse nuk është hera e parë për mua”, – ka thënë fillimisht Takaj për “Supersport”. Ai ka pohuar se gjithçka ishte vulosur që në fazën e parë, kur korçarët ishin shkëputur me 10 pikë. “Ne e fituam kampionatin që fazën e parë, sepse shkuam 10 pikë larg vendit të dytë. Më mirë se kaq nuk mund të bëhej. Nuk e vumë asnjëherë në dyshim se do të ishim kampionë, edhe pse në fazën e dytë patëm disa vështirësi”, – deklaroi ai.
Merkato Kreu i klubit korçar ka deklaruar se klubi do të bëjë përforcime gjatë javëve të ardhshme, por nuk ka preferuar të përmendë emra pasi, sipas tij, kjo mund t’i çekuilibrojë skuadrat që janë ende në garë. Gjithsesi në këtë mënyrë ai ka konfirmuar se merkatoja do të jetë nga skuadrat vendëse. “Do bëjmë përforcime që të ecim në Champions sa më gjatë. Do të na duhet edhe pak fat, por gjithsesi ne do t’i marrim masat. Emrat e lojtarëve? Herët për emra konkretë. Nuk flas, sepse ekipet e tjera janë ende në garë, ndaj nuk jap emra. E sigurt është se do përpiqemi të ndërtojmë një skuadër kompetitive dhe konkurruese edhe për sezonin e ardhshëm”. Takaj ka pohuar se do të ishte shumë më emocionuese që skuadra e tij ta fitonte titullin në minutat e fundit të ndeshjes së fundit. “Kjo vlen në anën sportive, pra për të përjetuar sa më shumë emocione, por ne donim t’i mbyllnim sa më shpejt llogaritë edhe për të pasur kohë të mendojmë për të ardhmen”, – tha ai.
Dedikimi Titulli i katërt në Korçë dhe i treti radhazi u është dedikuar tifozëve dhe qytetarëve korçarë. “Korça është qytet shumë i mirë, ku vijnë edhe familjet në stadium. Trofeun ua dedikoj qytetit të Korçës dhe Agim Zeqos, sepse i takon. Ai ngriti një ekip nga hiçi. Ai do të jetë së bashku me mua që të ngrejë titullin, sepse e meriton”, – u shpreh Takaj.

JosaJosa: Titullin e ndjeva në Shkodër
Mirel Josa e kuptoi se skuadra e tij ishte e denjë për titullin që në ndeshjen e parë që fitoi 3-1 kundër Vllaznisë në Shkodër. Trajneri i kampionëve të Shqipërisë u shpreh i lumtur për “Supersport” për suksesin e arritur, por nuk ka qenë në gjendje të thotë nëse do të jetë apo jo edhe vitin tjetër në krye të stolit korçar.
Si ndiheni pasi keni fituar titullin?
Dua t’ju them faleminderit të gjithëve. Skuadra më është përgjigjur mirë gjatë gjithë kohës. Futbollistët kanë qenë korrektë që nga dita e parë dhe mendoj se korrektësia e tyre, e presidencës dhe e tifozerisë ka bërë të mundur që skuadra të ecte mirë dhe të fitonte titullin kampion.
Faza e dytë nuk ishte një soj si e para…
Kjo ndodhi edhe për shkak se gjatë fazës së parë u shkëputëm 10 pikë. Ndërsa në fazën e dytë patëm problemet tona, ashtu si çdo skuadër tjetër.
Cili ishte momenti kulmor i këtij sezoni për ju?
Momenti më kulmor ishte ndeshja e parë në Shkodër, pasi i dha përparësi ekipit që të besonte te titulli. Patëm disa lëkundje, por e morëm veten shumë shpejt. Më pas erdhën ndeshjet me Shkumbinin dhe Teutën që na rikonfirmuan si ekip pretendent, pasi u treguam të gjithëve se ishim të uritur për titullin. Paskëtaj treguam forcën dhe potencialin tonë edhe ndaj Flamurtarit, Kukësit etj.
Cili është, sipas jush, lojtari që do të veçonit këtë sezon për nga rëndësia dhe rendimenti?
Të gjithë skuadrën. Nuk mund të përmend emra të veçantë, por vlen të theksohet puna e bërë nga lojtarët me eksperiencë, sepse kanë mbajtur peshën e skuadrës.
Do vazhdoni të jeni, apo jo?
Për mua puna vazhdon. Mund të mos jem te Skënderbeu, por në një skuadër tjetër, kjo pak rëndësi ka. Gjithsesi, mendoj se nuk është kjo pyetja që duhet të më bëni. Kam edhe dy javë të tjera kontratë dhe duhet të mbyll mirë punën time. Në fund të çdo sezoni bëhen disa bilance, e vetëm më pas merret një vendim. Unë kam punuar në kushte të ndryshme te skuadra e Skënderbeut dhe në përgjithësi jam ndier mirë këtu. Sa i përket së ardhmes, përgjigjen e duhur duhet ta merrni nga njerëzit kompetentë.

Skenderbeu feston titullinEmocionet e protagonistëve
BLEDI SHKEMBI: “Kam dy javë që kam nisur palestrën për të ngritur trofeun e titullit, sepse duhen krahë të fortë…(qesh). Realisht është një kënaqësi e madhe kjo që kemi arritur. Korçarët as që e kishin ëndërruar ndonjëherë që të ishin 3 vite rresht kampionë. Ndoshta para pak vitesh nuk kishin ëndërruar që ta merrnin këtë trofe qoftë edhe një herë të vetme. Në fillim i druheshim pak Flamurtarit, por e pamë se ne ishim më mirë. Më pas cilësuam Teutën si rrezikun kryesor, por doli që ishim të vetëm. Titulli i katërt radhazi dhe i pesti për Skënderbeun? Na lini të festojmë njëherë këtë që sapo fituam. Shoku im Dimo thotë që ta festojmë si ballistët… (qesh). Është një trofe që ua dedikoj Ardian Takes dhe Agim Zeqos, sepse ata ndërtuan një ekip vërtet cilësor. Këtë vit nuk pati fjalë, sepse distanca ishte 10 pikë që në fazën e parë. Mos të mos kishim pasur këtë distancë, ju siguroj se sërish do të kishte pasur fjalë. Ka polemika edhe te Juventusi, imagjinoni këtu…”, – përfundoi kapiteni.
DITMAR BICI: “Të shpallesh kampion për herë të tretë me Skënderbeun është një kënaqësi e veçantë për mua. Jam i lumtur për titullin dhe mendoj se do të vijnë edhe shumë të tjerë pas tij. Ishte një kënaqësi e veçantë të shënoja gol në ditën kur titulli u zyrtarizua matematikisht dhe normale që është një ndjesi akoma edhe më e madhe. Sigurisht që këtë titull ia dedikoj familjes sime”.
SABJEN LILAJ: “Është një gëzim i madh të shpallesh kampion me ekipin e qytetit tënd, tri javë para fundit të kampionatit. Por, unë mendoj se do ta mbaj mend gjatë këtë kampionat, pasi e kemi siguruar titullin që në dhjetor. Kam pasur fatin të fitoj tituj edhe me ekipe të tjera, pikërisht me Tiranën, por të fitosh me skuadrën e qytetit të lindjes është një kënaqësi shumë më veçantë për një lojtar”.
DORIAN KËRÇIKU: “Është një sukses i madh për Korçën dhe Skënderbeun të fitojë tri tituj radhazi, por sigurisht edhe për mua. Ky është titulli i dytë kampion për mua dhe është një ndjesi e pakrahasueshme. Jam i lumtur dhe mendoj se ky nuk do të jetë i fundit në Korçë. Jam i gëzuar edhe për tifozët, që e kërkonin këtë sukses. Për këtë fitore falënderime të veçanta i takojnë presidentit Takaj”.
ILIRJAN ÇAUSHAJ: “Është titulli i parë për mua në karrierë dhe mendoj se është shumë bukur të jesh duke festuar. Jam i lumtur për fitoret e arritura. Falënderoj presidentin, që më dha mundësinë ta festoj këtë titull kampion, pasi kjo është një risi për mua. Kam fituar më parë kupën, por të fitosh kampionatin është një gëzim më i madh, pasi je kampioni i Shqipërisë. I falënderoj të gjithë!”.
PERO PEJIÇ: “Jemi kampionë dhe ky është një gëzim mjaft i madh për mua. Të fitosh titullin është diçka e veçantë, por të dalësh kampion me Skënderbeun është akoma dhe më e bukur. Jam shumë i lumtur për skuadrën dhe shokët. Kemi bërë një punë të shkëlqyer, duke arritur të shpallemi kampionë tri javë para fundit. Megjithatë, unë mendoj se titulli është siguruar që në fazën e parë. Jam i lumtur dhe nuk kam fjalë për ta përshkruar këtë moment kaq të bukur. Tani duhet të mendojmë për ta festuar titullin”, – deklaroi Pejiç. Sulmuesi kroat shkëlqeu veçanërisht gjatë fazës së parë.
NUREDIN ORELESI: “Jam i lumtur për ecurinë time vitet e fundit, por sigurisht jam i lumtur edhe për trofetë e fituar, sepse janë realisht shumë të rëndësishëm, – tha Nuredin Orelesi pas ndeshjes. – Mendoj se tifozët e Skënderbeut e meritonin këtë, ndaj ua dedikojmë atyre suksesin”, – u shpreh ai. Sa i përket së ardhmes, Orelesi nuk e përjashtoi mundësinë se mund të transferohet në ndonjë klub tjetër, por duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për jashtë Shqipërisë. “Nuk e di nëse do mund të bëj ndonjë hap më të rëndësishëm se kaq. Të shohim se çfarë do ndodhë”, – deklaroi mesfushori nigerian i Skënderbeut.
RENATO ARAPI: “Çdo titull kampion është i gëzueshëm. Jemi akoma më krenarë, sepse e mbyllëm çështjen e titullit tri javë para se të përfundonte sezoni. Besoj se kemi bërë një kampionat ndër më të mirët. Dëmtimi im? Shumë i vështirë, aq më tepër kur je edhe pjesë e përfaqësueses. Tani e kam mbyllur sezonin, por do shohim për ndeshjet e Champions- it. Ndeshja e Kombëtares me Kamerunin ishte një shans që m’u dha dhe që unë e shfrytëzova. Fatkeqësisht dëmtimi erdhi në momentin tim më të mirë dhe kjo më penalizoi shumë. E ardhmja? Do jem pjesë e Skënderbeut edhe për sezonin tjetër, sepse rinovova në janar”.
SEBINO PLAKU: “Sigurisht që gëzimi shkon më shumë sesa një ndeshje. Ishte kënaqësi të shpalleshim sërish kampionë dhe për mua është një gëzim i madh. Është një titull që u shkon të gjithë tifozëve, por në veçanti ua dedikoj atyre që na kanë mbështetur më shumë gjatë këtij viti. Është një gëzim mjaft i madh të shohësh ekipin teksa fiton titullin e dytë kampion. Jam i lumtur për këtë dhe mendoj se ekipi do të vazhdojë të fitojë sërish. Falënderoj presidentin dhe gjithë stafin që kanë krijuar një ekip kaq kompakt. Personalisht mendoj se dy titujt që kam fituar janë të ndryshëm nga njëri-tjetri”, – deklaroi Plaku.
ENDRI VRAPI: “Lumturia ime për titullin shkon edhe përtej fushës, pasi këtë trofe ia dedikoj vajzës sime, e cila shumë shpejt mbush 1 vjeç. Mendoj se është dhurata më e bukur që mund t’i bëj vajzës sime. Jam shumë i lumtur për këtë triumf dhe mendoj se nuk do të jetë i fundit për Skënderbeun. Kemi arritur të fitojmë për të tretin vit radhazi, duke thyer hegjemoninë e kryeqytetase”, – u shpreh Vrapi.

Festë para kohe, korçarët si Bajerni dhe Mançesteri
Skënderbeu kopjon klubet më të mëdha në Europë, teksa fiton titullin kampion disa javë para se kampionati të mbyllej zyrtarisht. Ashtu si ndodhi me Bajernin e Mynihut në Gjermani dhe Mançester Junajtidin në Angli, afërisht këtë situatë përjetoji edhe kampionati shqiptar. Skënderbeu theu hegjemoninë e skuadrave kryeqytetase, teksa për të tretin sezon radhazi fitoi titullin. Korçarët u bënë klubi i parë nga rrethet e Shqipërisë që arrin një sukses të tillë për tri vite rresht. Nga vendet e ballkanit, vetëm Olimpiakosi në Greqi bëri më mirë se Skënderbeu, teksa festoi titullin 5 javë para fundit të sezonit. Gjithsesi, duke parë ecurinë gjatë fazës së parë, bardhekuqtë janë për t’u admiruar në çdo aspekt, teksa ishin për rekord me rezultatet që arritën. Humbjen e parë e pësuan vetëm gjatë fazës së dytë.

Korçarët, propozim Kukësit për ceremoninë
Institucioni i futbollit shqiptar nuk e ka vendosur ende se ku do ta zhvillojë ceremoninë zyrtare të titullit kampion. Edhe pse në bazë të rregullores së FSHF-së, kjo ceremoni duhet të zhvillohet në ndeshjen e fundit mes Kukësit dhe Skënderbeut, gjasat janë që të mos ndodhë kështu. Nëse sot Kukësi arrin të fitojë ndaj Flamurtarit dhe arrin praktikisht objektivin Europë, klubi i Skënderbeut pritet t’u bëjë një ftesë veriorëve që ndeshjen e fundit mes tyre ta luajnë në Korçë. Nëse klubet arrijnë akordin, atëherë FSHF pritet ta pranojë këtë variant. Në të kundërt, titulli do të jepet zyrtarisht në Korçë një ditë pas përfundimit të kampionatit, ashtu siç ndodhi vitin e kaluar.

Kampionët e Skënderbeut
PORTIERË
Orges Shehi (35 vjeç)
Erion Llapanji (27 vjeç)
MBROJTËS
Erbim Fagu (26 vjeç)
Ditmar Bicaj (24 vjeç)
Ivan Gvozdenoviç (34 vjeç)
Endri Vrapi (30 vjeç)
Renato Arapi (26 vjeç)
Marko Radas (29 vjeç)
Ademir Soza (27 vjeç)
MESFUSHORË
Bledi Shkëmbi (33 vjeç)
Sabjen Lilaj (24 vjeç)
Nuredin Orelesi (24 vjeç)
Zeljko Tomiç (27 vjeç)
Dorian Kërçiku (19 vjeç)
Amarildo Dimo (30 vjeç)
Bekim Kuli (30 vjeç)
Ilirjan Çaushaj (26 vjeç)
Jorgo Çipi (26 vjeç)
Bakari Nimaga (18 vjeç)
Grigor Topalli (20 vjeç)
SULMUES
Pero Pejiç (30 vjeç)
Sebino Plaku (27 vjeç)
Fernando De Soza (27 vjeç)
Artnant Tahirllari (21 vjeç)

LIBRI I ARTE, SUPERIORJA

VITI

SKUADRA

VITI

SKUADRA

1930

SK TIRANA

74-75

DINAMO

1931

SK TIRANA

75-76

DINAMO

1932

SK TIRANA

76-77

DINAMO

1933

SKËNDERBEU

77-78

VLLAZNIA

1934

SK TIRANA

78-79

PARTIZANI

1935

nuk u zhvillua

79-80

DINAMO

1936

SK TIRANA

80-81

PARTIZANI

1937

SK TIRANA

81-82

17 NËNTORI

38-44

nuk u zhvillua

82-83

VLLAZNIA

1945

VLLAZNIA

83-84

LABINOTI

1946

VLLAZNIA

84-85

17 NËNTORI

1947

PARTIZANI

85-86

DINAMO

1948

PARTIZANI

86-87

PARTIZANI

1949

nuk u zhvillua

87-88

17 NËNTORI

1950

DINAMO

88-89

17 NËNTORI

1951

DINAMO

89-90

DINAMO

1952

DINAMO

90-91

FLAMURTARI

1953

DINAMO

91-92

VLLAZNIA

1954

PARTIZANI

92-93

PARTIZANI

1955

DINAMO

93-94

TEUTA

1956

DINAMO

94-95

TIRANA

1957

PARTIZANI

95-96

TIRANA

1958

PARTIZANI

96-97

TIRANA

1959

PARTIZANI

97-98

VLLAZNIA

1960

DINAMO

98-99

TIRANA

1961

PARTIZANI

99-00

TIRANA

1962

nuk u zhvillua

00-01

VLLAZNIA

62-63

PARTIZANI

01-02

DINAMO

63-64

PARTIZANI

02-03

TIRANA

64-65

17 NËNTORI

03-04

TIRANA

65-66

17 NËNTORI

04-05

TIRANA

66-67

DINAMO

05-06

ELBASANI

67-68

17 NËNTORI

06-07

TIRANA

68-69

nuk u dha titull

07-08

DINAMO

69-70

VLLAZNIA

08-09

TIRANA

70-71

PARTIZANI

09-10

DINAMO

71-72

VLLAZNIA

10-11

SKËNDERBEU

72-73

DINAMO

11-12

SKËNDERBEU

73-74

VLLAZNIA

12-13

SKËNDERBEU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"