Skënderbeu dhe Tërbuni më korrektët, Bylisi më i ashpri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2016 | 15:16

Skënderbeu dhe Tërbuni më korrektët, Bylisi më i ashpri

Kategoria Superiore ka hyrë në fazën e saj më të nxehtë, duke qenë se në pesë javët që kanë mbetur luhet për gjithçka: titull, Europë dhe mbijetesë.

FUTBOLL TIRANA SKENDERBEU - Ndeshja e futbollit, Tirana-Skenderbeu i Korces, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin "Selman Stermasi, ne Tirane.	/r/n/r/nSOCCER TIRANA SKENDERBEU - Albanian Super League football match Tirana vs Skenderbeu of Korca, 0-0 at the "Selman Stermasi" stadium in Tirana.Kampionati duket i rivalizuar në të gjitha frontet pas 31 javëve të luajtura deri më tani dhe, sipas të gjitha gjasave, i tillë do të mbetet deri në fund. Mirëpo, ku po mbërrijmë në finish, “Panorama Sport” bën një vëzhgim të hollësishëm të ndëshkimeve me kartonë të skuadrave gjatë këtij sezoni, ku në total janë akorduar 634 të verdhë dhe 44 të kuq.

Rekordin për të verdhët e mban Bylisi, me plot 87 të tillë, ndërkohë që Flamurtari është në vendin e parë për sa u përket të kuqve, me 10 ndëshkime deri më tani.

Tërbuni i vendit të fundit, që i ka dhënë “de facto” lamtumirën Superiores, rezulton si skuadra më pak e ndëshkuar, me vetëm 47 kartonë të verdhë, po aq sa edhe kampionët e vendit, Skënderbeu. Gazeta zbardh edhe “kampionët” individualë të ndëshkimeve.

Kristi Vangjeli i Skënderbeut dhe malazezi Stefan Cicmil i Vllaznisë kanë marrë plot 11 të verdhë. Ndërkohë, lojtari më i ashpër rezulton Bruno Telushi i Flamurtarit, i cili në tri raste nuk e ka përfunduar dot lojën për shkak të të kuqit.

Skënderbeu Prej pesë vitesh korçarët dominojnë futbollin shqiptar dhe janë në prag të titullit të gjashtë kampion. Këtë sezon nuk ka munguar loja e qetë dhe pa ndërhyrje të ashpra, sepse korçarët janë skuadra që ndëshkohen më pak me kartonë të verdhë, vetëm 47. Kampionët kanë në kurriz edhe 5 kartonë të kuq gjatë këtyre 31 javëve kampionat, ku dy të kuqtë e Radasit dhe Osmanit kanë ardhur pas dy të verdhëve. Ndërkohë, Jashanica, Latifi dhe Shehi kanë koleksionuar nga një karton të kuq secili këtë sezon. Në përgjithësi mund të thuhet se korçarët ndëshkohen pak këtë sezon.

Partizani Pretendentët për kampion të Superiores, Partizani, janë një skuadër mesatare për sa u përket ndëshkimeve. Këtë sezon në dëm të tyre nga gjyqtarët janë akorduar 58 të verdhë dhe 5 të kuq. Mund të “krenohen” me faktin se asnjë lojtar i tyre nuk ka marrë dy të verdhë gjatë lojës, i cili më pas do të konvertohej në të kuq. Ndërkohë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për të kuqin direkt, me kapitenin Alban Hoxha, i cili i ka lënë dy herë me një lojtar më pak të tijtë. Por, nga një të kuq këtë sezon kanë marrë edhe Sukaj, Batha dhe Bicaj. Më i ndëshkuari me të verdhë në këtë skuadër rezulton Labinot Ibrahimi me 7.

Kukësi Veriorët duket sikur edhe këtë sezon duhet të kënaqen me Europën, gjithashtu edhe për faktin se bëjnë pjesë te skuadrat që ndëshkohen më pak. Kështu, nënkampionët e vendit e kanë provuar 57 herë “shijen” e kartonit të verdhë, si dhe 3 herë të kuqin. Lladrovci, Shameti dhe Malota kanë dalë me të kuq këtë sezon, me dy të fundit që e kanë marrë direkt të kuqin, ndërsa kosovari pas dy të verdhëve gjatë lojës. Ndërkohë, më i ndëshkuari në këtë skuadër rezulton mbrojtësi Renato Malota, i cili në këto 31 javë kampionat ka marrë 7 të verdhë.

Teuta Durrsakët me fanatizëm po luftojnë deri në fund për një vend në Europë dhe për këtë gjë u është dashur të bëjnë herë pas here edhe ndërhyrje të ndëshkueshme, pasi bëjnë pjesë në tri skuadrat më të ndëshkuara këtë sezon. Kështu, Teuta ka marrë 69 kartonë të verdhë dhe 2 të kuq. I vetmi që ka marrë direkt të kuqin ka qenë elbasanasi Ardit Hila, ndërsa Rustem Hoxha është larguar pas dy të verdhëve. Mesfushori Hila rezulton edhe më i ndëshkuari te kjo skuadër, ku ka marrë plot 9 të verdhë dhe i është dashur që në disa takime të bëjë pushim për këtë arsye.

Tirana Bardheblutë e kryeqytetit nuk po bëjnë një sezon të mirë këtë kampionat, pasi rrezikojnë të mbeten jashtë Europës sërish. Megjithatë, nervozizmi nuk është shprehur shumë në lojë, të paktën te kartonët, sepse deri më tani kanë marrë 64 të verdhë dhe 2 të kuq. Elis Bakaj rezulton lojtari i vetëm që ka dalë direkt me të kuq, kjo në derbin ndaj Partizanit, ndërsa japonezi Fukui ka marrë të kuq pas dy të verdhëve në lojë. Mbrojtësi i Shpresave, Erion Hoxhallari, i prin listës së të verdhëve në këtë kamp. Në dëm të tij janë akorduar plot 9 të tillë.

Vllaznia Shkodranët po “përpëliten” në fundin e tabelës, ku po luftojnë për qëndrimin në Superiore, ndaj këtë sezon janë detyruar edhe të tregohen paksa agresivë në ndërhyrjet e tyre. Janë të dytët për më shumë ndëshkime këtë sezon, me plot 73 të verdhë, ndërkohë që kanë marrë edhe 3 të kuq jo në mënyrë direkte, por pas dy të verdhëve. Nga ana tjetër, shkodranët janë skuadra e vetme që nuk kanë marrë asnjë karton të kuq direkt, duke u treguar në përgjithësi korrektë për sa u përket ndërhyrjeve brutale ndaj kundërshtarëve që kanë pasur përballë. Malazezi Cicmil është lojtari me më shumë të verdhë, plot 11.

Laçi Laçianët etiketohen shpesh si skuadra e Kupës dhe duke lënë pas dore kampionatin, po rrezikon paksa edhe qëndrimin. Për kurbinasit është krijuar një perceptim i përgjithshëm si një skuadër që luan ashpër dhe rrjedhimisht ndëshkimet duhet të jenë më të shumta. Mirëpo, në fakt për sa u përket të verdhëve nuk rezulton kështu, pasi 65 është numri i tyre. Janë të dytët për sa u përket të kuqve, sepse kanë marrë 7 gjatë këtij sezoni, katër në mënyrë direkte dhe tre pas dy të verdhëve. Mbrojtësi Emiljano Çela ka marrë 9 të verdhë gjatë këtij viti për kurbinasit, duke qenë më i ndëshkuari te ky kamp.

Flamurtari Vit pas viti hidhen miliona në këtë skuadër dhe Flamurtari sërish në fund të edicionit rrezikon qëndrimin në kategori. Bëjnë pjesë në rangun e skuadrave mbi nivelin mesatar për sa u përket kartonëve të verdhë, me vetëm 67 të tillë, por thyejnë rekord për sa u përket të kuqve. Janë ekipi që kanë marrë 10 të kuq këtë sezon, gjashtë në mënyrë direkte dhe katër pas dy të verdhëve. Telushi me Lushtakun kanë marrë dy të kuq direkt gjatë lojës, ndërkohë që po kaq herë i ka lënë me një lojtar më pak edhe Entonio Pashaj, pas të verdhëve. Bedri Greca me 9 të verdhë rezulton më i ndëshkuari te vlonjatët.

Bylisi U ngjitën në Superiore me shpresën për të qëndruar, por do ta kenë shumë të vështirë mbijetesën. Kjo, edhe për shkak se rezultojnë skuadra kampione e kartonëve këtë sezon. Kanë një numër rekord ndëshkimesh, plot 87 të verdhë dhe 4 të kuq, ku shpeshherë drejtuesit kanë ngritur zërin për këtë arsye. Peposhi me Simiç kanë marrë këtë sezon nga një të kuq në mënyrë direkte, ndërsa Hoxhaj me Simiç kanë dalë nga loja pas dy të verdhëve. Për këto ndëshkime ballshiotët shpesh kanë luajtur pa titullarët në disa ndeshje, ndërkohë që Orgest Gava qëndron në krye të kësaj skuadre me 10 të verdhë.

Tërbuni Mjafton prezenca për herë të parë në Superiore për pukjanët, por do të mbahen mend edhe për ndalesën e kampionëve në Korçë. Janë për t’u përshëndetur edhe për sa u përket ndëshkimeve, sepse rezultojnë skuadra që ka marrë më pak të verdhë, vetëm 47. Pukjanët kanë edhe 3 të kuq në CV-në e tyre në Superiore, me Danajn dhe Karapicin që e kanë marrë direkt, ndërsa Tushe pas dy të verdhëve. Rezultojnë skuadra më “fair-play” edhe te lojtarët e ndëshkuar, ku janë tre futbollistë me nga katër të verdhë: Karapici, Karakaçi dhe Tosiç

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"