Skënderbeu dhe Partizani, mesazhe thumbuese për shfaqjen në Kukës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2017 | 22:40

Skënderbeu dhe Partizani, mesazhe thumbuese për shfaqjen në Kukës

Klubi i Skënderbeut dhe ai i Partizanit nuk kanë ngurruar të lëshojnë thumbime në adresë të asaj që gatuan gjatë javës së fundit Kukësi dhe Tirana. Pas kualifikimit në gjysmëfinalet e Kupës të Tiranës në një ndeshje që plotësonte skenarin e aleancës mes dy klubeve, dy rivalët e verlindorëve kanë përdorur rrjetet sociale për t’u tallur me kundërshtarët.

skenderbeu

“Fitore që vlen më shumë se kualifikimi”, shkruhej në postimin e Skënderbeut për suksesin ndaj Laçit që i kaloi në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë. Një mesazh më se i qartë se korçarët nuk kishin bërë kompromise ashtu siç kishin bërë dy ekipet që u ndeshën sot në Kukës.

partizani

Edhe me thumbues ishte mesazhi i Partizanit. “Ndershëm dhe me futboll bio. Ecim së bashku drejt derbit”, ishin fjalët e të kuqve në postimin e tyre, që i referohej më shumë rivalëve kryeqytetas sesa verilindorëve që kryesojnë renditjen e kampionatit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"