Skënderbeu dhe Luftëtari e refuzuan, mesfushori venezuelian në provë te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2018 | 10:25

Skënderbeu dhe Luftëtari e refuzuan, mesfushori venezuelian në provë te Partizani

Partizani ka mbyllur dje ditën e dytë të përgatitjeve për pjesëmarrjen në Ligën e Europës. Seanca e pasdites së djeshme është shoqëruar me afrime të reja. Me fanellën e kuqe ka nisur përgatitjet edhe sulmuesi peqinas, Artur Magani. Ish-lojtari i Lirisë së Prizrenit u tha se do të mbetej në Kosovë, pasi u prezantua te Feronikeli i trajnerit Sulejman Starova, por nga dje ai konsiderohet si sulmues i Partizanit.

Magani Partizani

Alban Hoxha dhe Emran Ramadani kanë qenë afrimet e radhës nga grupi i lojtarëve të sezonit të fundit. Ndërsa Çani, Asani dhe Abdurrahimi pritet që t’i bashkohen sot ekipit. Sodiq Atanda parashikohet të mbërrijë me vonesë, për shkak të procedurave që duhet të ndjekë për udhëtimin nga Nigeria.

4b61bd56-8f0d-40d1-930a-49394be86ed6

Risia në seancën e djeshme ka qenë edhe prania e një lojtari të ri, Rikardo Travalio Morales, që vjen nga Venezuela. Sulmuesi nuk është i panjohur në Shqipëri, pasi në janar u përgatit me Skënderbeun, por nuk e mbajtën. Të njëjtin fat ka pasur së fundmi edhe te Luftëtari, por sulmuesi ka nisur provën te Partizani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"