Skënderbeu dhe Daja në hall, shqetësojnë dëmtimet dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2019 | 13:34

Skënderbeu dhe Daja në hall, shqetësojnë dëmtimet dhe…

Ndeshja ndaj Bylisit në Ballsh dhe problemet me dëmtimet e disa lojtarëve kanë bërë me dhimbje koke trajneri Ilir Daja. I pari që është “shtruar” në infermieri, është mbrojtësi Marvi Turtulli, i cili u dëmtua sërish në ndeshjen ndaj Laçit.

skenderbeu-770x470

Tashmë mbrojtësit i duhet një tjetër kohë e gjatë rikuperimi. Me shumë mundësi nuk do të kthehet më shpejt sesa fundi i muajit dhjetor, duke mbyllur kështu me shumë mundësi edhe fazën e dytë të kampionatit.

Një tjetër shqetësim për trajnerin është edhe mesfushori Asion Daja, i cili ka lënë fushën ndaj Laçit, për shkak të një shqetësimi muskulor.

asion daja skenderbeu

Daja do t’i nënshtrohet kontrolleve dhe vetëm nesër pritet që të kemi një përgjigje të saktë, nëse pas tërheqjes muskulore, lojtari do të jetë në gjendje për të luajtur kundër Bylisit. I treti lojtar i dëmtuar është Jorgo Pëllumbi, që ende nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm.

Ll.Saro

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"