Skënderbeu – Bylis 3-0/ Penalltia, gabojnë arbitrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2016 | 12:19

Skënderbeu – Bylis 3-0/ Penalltia, gabojnë arbitrat

Në minutën e 26-të, Skënderbeu fitoi të drejtën e një 11-metërshi, pas rrëzimit në zonë të mbrojtësit Vangjeli. Gjatë një dyluftimi me Hyshmerin e Bylisit, korçari “vodhi” penalltinë. Skenderbeu-Bylis-3-0-653x420Në bazë të pamjeve filmike, për këtë rast kanë gabuar si kryesori Hamiti, ashtu edhe anësori Çokaj.

Fillimisht Vangjeli merr topin me dorë, përpara se të futet në zonë, ndërsa më pas gjatë kontaktit me Hyshmerin, bën një hedhje që e detyron gjyqtarin të tregojë dorën nga pika e penalltisë. Ky rast u kontestua shumë nga lojtarët dhe stafi ballshiot, por gjithsesi tashmë mbetet për t’u analizuar nga specialistët e moviolës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"