Skënderbeu “bllokon” Bruno Ditën, Tirana pret 3 futbollistë nga Zvicra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2018 | 20:05

Skënderbeu “bllokon” Bruno Ditën, Tirana pret 3 futbollistë nga Zvicra

Skënderbeu “bllokon” Bruno Ditën. Kontra ta e mban të lidhur me Korçën 25-vjeçarin dhe, në kësi kushtet, shanset për një kalim te bardheblutë janë “zbehur” ndjeshëm. E mbyllur nuk mund të quhet kurrsesi, pasi me situatën që kampionët në fuqi po kalojnë (janë në pritje të vendimit final nga KAS), askush nga lojtarët nuk e ka të sigurt të ardhmen.

bruno dita

Por të ndodhur para kësaj gjendjeje, edhe vetë kryeqytetasit nuk mund të presin pambarimisht. Ndaj, përgjegjësit e merkatos po shohin për opsione të tjera. Duke njohur rregullat e transferimeve, klubi nuk e mori kurrë hapin për t’i bërë ofertë 25-vjeçarit, pikërisht prej kontratës. Megjithatë, kjo nuk e pengoi kurrsesi që t’i telefononte dhe t’i bënte me dije që ka seriozisht në plane për mesin e fushës.

Dita

KUKËSI – Kukësi shkoi më larg sesa Tirana. Ata i kërkuan Skënderbeut shërbimet e ish-lojtarit të Dinamos, qoftë edhe për Europën, por përgjigjja e klubit ka qenë negative. Korçarët nuk kanë në plan që të lirojnë futbollistët që janë nën kontratë. Strategjia e bardhekuqve është që t’i shesin, ndaj edhe me Bruno Ditën nuk do të veprohet ndryshe. Kush e do, duhet të paguajë, për të mos thënë që menaxherët po punojnë për ta transferuar jashtë vendit.

SITUATA – Tirana zyrtarisht nuk ka bërë asnjë blerje, por vend për “panik” nuk është se ka. Kur dihet që nuk kanë asnjë angazhim në Kupat e Europës dhe mbi të gjitha kur kampionati nis në gusht, kanë minimalisht dy javë kohë për të nisur nga blerjet. Ndaj edhe negociatat janë duke i marrë shtuar.

Hapi i madh ishte “blindimi” i Hoxhallarit dhe Ngoosë, por mbi të gjitha edhe evitimi i ndonjë penaliteti prej borxhit të Muzakës (të cilin kanë nisur që ta shlyejnë). Tashmë që janë më të qetë, vëmendja e gjitha është zhvendosur tek afrimet.

tIRANA

KOSOVARËT – Burime të sigurta për “Panorama Sport” zbulojnë se në klub, veç futbollistëve të afirmuar dhe me CV, do të ketë edhe nga ata që do të vijnë të tregojnë veten. Pra, fillimisht do të provohen. Dhe në “filtrat” e Ze Marias do të kalojnë edhe tre futbollistë kosovarë, të cilët do të vijnë nga Zvicra. Ata kanë siguruar disa ditë provë te Tirana dhe, vetëm nëse bindin, mund të flitet për mundësi firme.

Emrat nuk bëhen të ditur, megjithatë e vetmja gjë që mësohet është që në 5 korrik ata do të zbarkojnë në tokën shqiptare. Është pikërisht kjo ditë kur Tirana ka menduar që të nisë përgatitjet, ndaj në të njëjtën kohë do të startojnë edhe kosovarët periudhën testuese. Këta nuk do të jenë të vetmit, pasi klubi ka menduar që të zhvillojë një fazë seleksionimesh për të gjithë ata që mendojnë se mund të jenë për bardheblutë.

ADELA MERKO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"