Skënderbeu bind edhe Muzakën, fillon stërvitjen nën urdhërat e Shehit. Pritet titullari tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2018 | 13:31

Skënderbeu bind edhe Muzakën, fillon stërvitjen nën urdhërat e Shehit. Pritet titullari tjetër

Skënderbeu i Orges Shehit po merr formë dita-ditës. Afrimet e reja dhe rinovimet kanë hedhur bazat për një ekip pretendent. Në Korçë u shfaqën të premten dy “senatorë”, kapiteni Marko Radas dhe mbrojtësi Kristi Vangjeli, por tashmë radha u mbetet të tjerëve.

gledi mici

Gledi Mici është lojtari i tretë që konfirmon akordin. Pas një serie të gjatë bisedimesh, ai i ka dhënë fjalën trajnerit dhe presidentit. Pamundësia për t’u transferuar jashtë Shqipërisë bëri që mbrojtësi të rimendonte mundësinë “Skënderbe”.

37175695_1776851109019269_8028894172448555008_o

Në të tilla kushte, kontaktoi me Takajn e Shehin dhe pasi dëgjoi planin e veprimit për sezonin e ri, fieraku vendosi që të vazhdojë aventurën me bardhekuqtë. Sigurisht, një tjetër motiv madhor që e bindi, ishte zgjedhja e Radasit me Vangjelin, pasi shihet si dëshmi që skuadra nuk do të dobësohet. I njëjti diskutim vlen edhe për Gjergji Muzakën.

37156328_1776850785685968_7866651628223332352_o

Tiranasi, një nga më të mirët në repartin e mesfushës te Skënderbeu, përtej hezitimit të vazhdueshëm dhe zërave që e çonin në drejtim të Vlorës, e ka ndarë përfundimisht mendjen. Bisedimet me të janë shoqëruar me një përgjigje pozitive, dhe ditën e sotme ai ka dalë në stërvitje. Muzaka ka zbarkuar në Korçë për të nisur përgatitjet nën drejtimin e Orges Shehit, që tashmë nuk e gjen si shok ekipi por në pozicionin e trajnerit.

BREGU – Me shumë mundësi, Luftëtari e ka mbyllur këtu aventurën europiane. Pavarësisht se ka edhe një ndeshje kthimi për të luajtur, humbja 5-0 ndaj Ventspils i bën që të jenë thuajse të eliminuar. Gjithkush mund të pyesë se çfarë lidhje kanë korçarët me gjirokastritët? Por, përgjigjja është shumë e thjeshtë: Dejvi Bregu.

Bregu

Vlonjati do të qëndrojë deri të enjten me bluzinjtë dhe më pas pritet që të nisë aventurën e re si futbollist i Skënderbeut. Ai do të vihet në shërbim të Orges Shehit, duke zënë një vend të rëndësishëm në repartin e sulmit. Kujtojmë që mesfushori ka kontratë me korçarët dhe në Gjirokastër u rikthye vetëm me statusin e të huazuarit. Kur dihet që Skënderbeu ka domosdoshmëri për kualitete në organikë, nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të rimarrë Dejvi Bregun. Në kushte të tilla, ekipi duket i plotësuar dhe priten vetëm disa përforcime për të qenë shumë kompetitivë dhe për të luftuar sërish për titullin kampion. Llazi Saro

SHKRIMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"