Skënderbeu bën detyrën, tris Bylisit dhe vazhdon kryesimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2016 | 21:01

Skënderbeu bën detyrën, tris Bylisit dhe vazhdon kryesimin

Skenderbeu-Bylis-3-0-653x420Skënderbeu bën detyrën. Pas fitores në kryeqytet, korçarët kanë arritur sot suksesin e radhës  pasi kanë fituar pasër me rezultatin 3-0 ndaj Bylisit duke ruajtur kështu distancën me Partizanin edhe pas javës së 32-të.

Një ndeshje që ka folur e gjitha për ekipin bardhekuq të drejtuar nga Mirel Josa. Korçarët filluan që në minutat e para të tregohen agresivë dhe të sulmojnë. Goli i avantazhit vonon pak dhe vjen në minutën e 28-të.

Kristi Vangjeli pengohet në zonë dhe ka penallti për Skënderbeun. Goditjen e merr përsipër i zakonshmi Hamdi Salihi i cili nuk gabon dhe shënon. 1-0 dhe Skënderbeu duket më i çliruar emocionalsiht.

Pas golit të parë, korçarët hidhen në sulm edhe për të dytin. Në minutën e 34-ët  është sërish Salihi që driblon bukur një mbrojtës dhe futet në zonë, pason në mënyrë perfekte te Xhejms i cili e shtyn lehtësisht drejt rrjetës. 2-0 dhe Skënderbeu shkon në dhomat e zhveshjes mjaft i qetë.

Edhe në fraksionin e dytë janë korçarët zotër të fushës. Salihi-Xhejms-Latifi janë rrezik kostant për mbrojtjen ballshiote sa herë kanë topin në zotërim. Në minutën e 73-të vjen edhe goli i nokautit.

Xhejms përfiton nga një gabim në mesin e fushës, rrëmben topin dhe avancon i vetëm drejt portës, gjuan dhe e dërgon topin në rrjetë. 3-0 dhe tashmë nuk ka më asnjë histori. Mbyllet gjithçka dhe Skënderbeu vazhdon të udhëheqë kampionatin me 72 pikë të ndjekur nga Partizani me 70.

Ndërkaq Bylisi me humbjen e sotme komplikon sërish pozitat në fundin e tabelës pasi mban vendin e parafundit me 28 pikë duke qënë një nga ekipet që rrezikojnë më tepër rënien nga kategoria.

MINUTAT: 
86′ Gava tenton goditjen nga distanca, por pret mjaft mirë Orges Shehi.
80′ Ka rënë tempi i lojës, ndërkohë për Skënderbeun në fushë është hedhur Bledi Shkëmbi.
73′ GOOL SKENDERBEU. Xhejms përfiton nga një gabim në mesin e fushës, rrëmben topin dhe avancon i vetëm drejt portës, gjuan dhe e dërgon topin në rrjetë. 3-0.
68′ Mbella tenton goditjen nga jashtë zone, por pret në pozicion Orges Shehi.
64′ Krosim perfekt i Arapit, Abazi godet me kokë dhe shënon, por ngrihet flamuri dhe ka pozicion jashtë loje.
59′ Latifi shërbehet mjaft mirë në hyrje të zonës, gjen hapësirën, godet, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule.
55′ Kombinime të bukura të lojtarëve korçarë, Latifi tenton të shërbejë për Xhejms, por ky i fundit nuk ndjek aksionin.
52′ Korçarët janë të qetë administrojnë lojën dhe qarkullojnë sa më shumë topin.
Mbyllet pjesa e parë, Skënderbeu-Bylis 2-0
45+1′ Abazi pason mjaft mirë te Xhejms që del i vetëm, por vonohet dhe e bllokojnë mbrojtësit.
43′ Arapi shkakton faull në mesfushë, ndëshkohet me karton të verdhë.
34′ GOOOL SKENDERBEU. Salihi driblon bukur një mbrojtës dhe futet në zonë, pason në mënyrë perfekte te Xhejms i cili e shtyn drejt rrjetës, 2-0 Skënderbeu.
32′ Vangjeli ka pësuar një dëmtim dhe u desh ndihma mjeksore për ta rikthyer sërish në fushë.
28′ GOOOL SKENDERBEU. Vangjeli pengohet në zonë dhe ka penallti për SKënderbeun, goditjen e merr përsipër Salihi i cili nuk gabon dhe shënon, 1-0.
25′ Minuta të qeta dhe asnjë rast i pastër nga të dyja skuadrat.
19′ Vareal provon me një goditje fluturimthi, por topi kalon ngjitur me shtyllën. Kërcënues Bylisi.
17′ Salihi shërben bukur për Xhejms që del në pozicion ballor, godet, por bllokohet nga lojtarët e Bylisit.
11′ Abazi jep një pasim perfekt për Salihin, por ky i fundit nuk e ndjek dhe shpërdoron.
08′ Janë minuta që flasin për korçarët.
04′ Kërcënues Bylis, Mbella serviret nga shkokët e ekipit dhe ka shansin të dalë i vetëm para portierit, por kapet në kundër kohë.
03′ Aksion i shpejtë i Skënderbeut, ndalet topi nga mbrojtësit ballshiotë, por Skënderbeu pretendon për prekje me dorë, rast i dyshimtë.
01′ Ka nisur sfida me topin e luajtur nga korçarët.

Skënderbeu – Bylisi 3-0
Golat: Salihi 28′, Xhejms 34′ 73′
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Jashanica, Osmani, Arapi, Latifi, Orelesi, Abazi, Xhejms, Salihi Trajner: Mirel Josa
Bylisi: Frashëri, Muskaj, Alla, Bilali, Simiç, Peposhi, Tairi, Gava, Hyshmeri, Varea, Mbella Trajner: Adnand Zilxhoviç

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"