Skënderbeu barazon me Strugën, Daja: Test i vlefshëm, disa lojtarë më kanë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2019 | 13:40

Skënderbeu barazon me Strugën, Daja: Test i vlefshëm, disa lojtarë më kanë…

Në fund të sfidës me Strugën, dy fjalë për këtë miqësore ka thënë edhe trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja.

daja

“Një ndeshje që na shërbeu për të mbushur ciklin javor, që për shkak të ndërprerjes së kampionatit ishte bosh. U munduam të shikonim se në çfarë pike të përgatitjeve për ndeshjen e radhës jemi, por edhe nga ana tjetër të marrim përgjigje nga elementët e rinj që vijnë nga akademia. Natyrisht që me një takim nuk mund të japësh një përgjigje të saktë, por disa individë më kanë lënë mbresa që në të ardhmen mund të jenë pjesë e Skënderbeut”, shprehet tekniku.

“Gjithsesi, ishte një test, i cili na shërben deri diku edhe për të mbajtur të pandryshuar formën e lojtarëve. Tani nis një tjetër cikël, ai i përgatitjes së ndeshjes kundër Tiranës, që mbetet një takim mjaft i rëndësishëm për ne dhe ecurinë në kampionat”, mbylli Daja.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"