Skënderbeu B ngjitet në të Dytën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2016 | 7:00

Skënderbeu B ngjitet në të Dytën

U luajtën dje dy ndeshjet e fundit për këtë javë në Kategorinë e Tretë. Skënderbeu B e mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin duke fituar 10-0 ndaj Turbinës B dhe u ngjitur në këtë mënyrë në Kategorinë e Dytë. skenderbeu-bKorçarët ngjiten një kategori më lart, pasi e mbyllën të parët në Grupin B. Ndërsa, në ndeshjen tjetër, Sopoti B dhe Flamurtari B kanë ndarë nga një pikë në barazimin 2-2. Të dy këto takime u luajtën në kompleksin “Shefqet Lamçja” në Elbasan.

Ndeshjet

Sopoti B dhe Flamurtari B janë ndalur në një barazim 2-2 midis tyre. Për librazhdasit shënoi një gol J.Koxha dhe tjetrin Goçi. Për vlonjatët, realizoi një dopietë Brahimaj në të 7-ën dhe 60- ën, i cili njëkohësisht ishte një rrezik konstant për mbrojtjen kundërshtare. Në përgjithësi, loja ishte e bukur nga të dy ekipet, që nuk kishin asnjë objektiv dhe luanin pa presion. Në sfidën tjetër, Skënderbeu B shpallet kampion i Kategorisë së Tretë në Grupin B dhe ngjitet në të Dytën.

Korçarët kanë shkatërruar Turbinën B në ndeshjen e fundit, duke i mundur 10-0 cërrikasit. Serinë e golave e hapi Trëndafili që realizoi një dopietë, ndërsa një dygolësh shënoi edhe D.Kame. Turbina ka luajtur edhe me dy lojtarë më pak në këtë ndeshje për shkak të kartonëve të kuq, çka ua bëri më të lehtë korçarëve.

Sopoti B-Flamurtari B 2-2
GOLAT: J.Koxha 29′, Goçi 65’/ Brahimaj 7′, 60′
SOPOTI B: Leka, Poçi, Braho, Koçi, Tanushi, E.Koçi (Qosja 46′), R.Koxha, Goçi, J.Koxha, Alliu, Rreshka. Trajner: B.Kola
FLAMURTARI B: Lamaj, Hoxhaj, Mahilaj, Imeraj, Lilaj, Jahaj, Sina, Islamaj, Nanaj, Brahimaj, Kohello. Trajner: D.Sadedini
KARTONË TË KUQ: R.Koxha 85’/ Sina 85′
GJYQTARË: D.Muça, E.Kume, B.Xhaja (Elbasan)
DELEGAT: S.Hajro (Cërrik)

Skënderbeu B-Turbina B 10-0
GOLAT: Trëndafili 3′, 28′, D.Kame 21′, 41′, Keça 28′, Muçollari 51′, Minai 66′, Ropi 67′, Rapo 75′, Felau 89′
SKËNDERBEU B: Mali, Kalaja, Rezhda, Xhafka (Ropi 50′), Minai, Keça (Felau 52′), Zegullai, Trendafili, D.Kame, M.Kame (Muçollari 19′), Rapo. Trajner: V.Ballço
TURBINA B: Gjika, Ago, Miraka, Belliu, Ibrahimi, Shehu, Gjyzeli, Bakalli, Luli, Omeri (Latifi 46′), Qosja (Gusholli 60′). Trajner: A.Biba KARTONË TË KUQ: Luli 29′(2v), Ago 31′
GJYQTARË: F.Xhemalaj, E.Bodeci, E.Danaj (Elbasan)
DELEGAT: D.Dalipi (Elbasan)

Pergatiti: Vladimir Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"