Skënderbeu B bën “poker”, vlonjatët i shpëtojnë humbjes

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Nëntor 26, 2015 | 13:37

Skënderbeu B bën “poker”, vlonjatët i shpëtojnë humbjes

skenderbeu bJanë luajtur dje ndeshjet e radhës së javës së 4-t të Kategorisë së Tretë. Dy sfida janë zhvilluar në Elbasan, Skënderbeu B-Sopoti B dhe Gostima me Flamurtarin B. Në të parën, korçarët kanë arritur të fitojnë 4-1 ndaj librazhdasve, në një kohë që për ta ka rezultuar një përballje e lehtë. Sfida tjetër ndërmjet Gostimës dhe Flamurtarit B, nuk ka prodhuar fitues dhe është mbyllur në barazim pa gola. Ndërkaq, java e 4-t e Kategorisë së Tretë nisi dje me sfidën BelshiTurbina B(1-3). Në Grupin B ka mbetur për t’u luajtur edhe një ndeshje, në një kohë që në Grupin A sot do të nisin të luhen takimet.

Ndeshjet

Skënderbeu B ka fituar me “poker” golash ndaj Sopotit B, teksa e ka mundur në shifrat 4-1. Xite ishte ai që hapi serinë e golave për korçarët që në minutën e 7-të dhe më pas Lezi, i ardhur nga ekipi i parë i Sopotit, barazon shifrat në të 38-ën. Gjithsesi, në minutën e fundit të pjesës së parë, korçarët kalojnë sërish në avantazh, kësaj here me anë të Kecës. Në të dytën, ekipi i Skënderbeut B shënon edhe dy gola të tjerë, një me Pinon në të 57-ën dhe tjetrin me Rapon në minutat shtesë. Nuk ka pasur gola në sfidën midis Gostimës dhe Flamurtarit B, teksa të dyja skuadrat janë ndalur në një barazim të bardhë. Loja ka qenë e fortë dhe me nerv nga të dyja palët, por ajo që ka pasur shansin më të mirë për të fituar, ka qenë skuadra e Gostimës, e cila për afro një pjesë loje ka qenë me dy lojtarë më tepër. Përpos përpjekjeve nga të dyja kampet, në fund nuk është shënuar asnjë gol. Në Grupin A priten përballje të forta si Mirdita-Eagles, Golemi-Valbona apo Internacional-Drini. Edhe një herë, Kategoria e Tretë ka ngjallur interes të madh dhe numri i skuadrave pjesëmarrëse po rritet nga viti në vit. Takimet e Grupit A do të nisin sot dhe do të luhen gjatë ditëve në vazhdim. Ndeshjet e këtij kampionati luhen në Kamzë, Pezë Helmës, Devoll dhe Elbasan.

SKËNDERBEU B-SOPOTI B 4-1
GOLAT: Xite 7′, Keca 45′, Pino 57′, Rapo 90’+2’/ Lezi 38′
SKËNDERBEU B: Lici, Rezhda, Trëndafili, Minai, Rapo, Xite, Zegullaj, Keca, Lame (Pino 46′), Miho (Llazar 85′), Kame (Zhuli 83′). Trajner: V.Ballço
SOPOTI B: Hysa, Hida, Poçi, Tanushi (Gjypi 69′), J.Koxha, Seferi, R.Koxha, Kënga, Menalla (Goçi 53′), Lezi, Rreshka. Trajner: B.Kola
KARTONË TË VERDHË: Rezhda 30′, Keca 49’/ Poçi 72′
GJYQTARË: A.Zdrava, E.Danaj, K.Bodurri (Elbasan) DELEGAT: S.Hajro

GOSTIMA-FLAMURTARI B 0-0
GOLA: S’ka
GOSTIMA: Bozhiqi, Sharra, Bubeqi, Marashi, Sinani, Çopja, Sollaku, Halili, Haxhia, Gjorga, Ukaj. Trajner: F.Bilali
FLAMURTARI B: Muho, Qarri, Karai, Velo, Begaj, Veraj, Lazaj, Islamaj, Lleshi, Toska, Dautaj. Trajner: Sh.Idrizi
KARTONË TË VERDHË: Bubeqi 38′, Ukaj 65′, Halili 78′, Çopja 85’/ Karai 37′ KARTONË TË KUQ: Velo 49′(2v), Ismailaj 33′ (2v)
GJYQTARË: F.Xhemalaj, E.Sinanaj, M.Salla (Elbasan)
DELEGAT: S.Hajro

Kategoria e Tretë
GRUPI A ,JAVA E 4-t
SOT
Golemi-Valbona
Internacional-Drini
Sporting-Kukësi B
NESËR
Vllaznia B-Bulqiza

RENDITJA
SKUADRA N. F. B. H. P.
1.Vllaznia B 3 3 0 0 9
2.Kukësi B 3 3 0 0 9
3.Valbona 3 2 1 0 7
4.Eagles FC 3 2 0 1 6
5.Mirdita 3 1 1 1 4
6.Golemi 3 1 1 1 4
7.Bulqiza 3 1 0 2 3
8.Internacional 3 0 1 2 1
9.Drini FK 3 0 0 3 0
10.Sporting FC 3 0 0 3 0

GRUPI B ,JAVA E 4-t
DJE
Skënderbeu B-Sopoti B 4-1
Gostima-Flamurtari B 0-0
TË MARTËN
Belshi-Turbina B 1-3
SOT
Devolli-Spartaku

Renditja
SKUADRA N. F. B. H. P.
1.Skënderbeu B 4 3 1 0 10
2.Spartaku 3 3 0 0 9
3.Devolli 3 2 1 0 7
4.Flamurtari B 4 2 1 1 7
5.Gostima 4 1 1 2 4
6.Sopoti B 4 1 0 3 3
7.Turbina B 4 1 0 3 3
8.Belshi 4 0 0 4 0

Përgatiti: Vladimir Mema






www.minuta90.com