Skënderbeu arrin akordin për shitjen e Jashanicës dhe Nimagës, pritet vetëm zyrtarizimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2018 | 10:27

Skënderbeu arrin akordin për shitjen e Jashanicës dhe Nimagës, pritet vetëm zyrtarizimi

Te Skënderbeu po “zien” merkatoja në dalje. Jashanica, Lilaj dhe Nimaga kanë qenë prej muajsh në “vorbullën” e transferimeve, por duket se të shitur mund të konsiderohen vetëm Jashanica dhe Nimaga.

Edhe pse marrëveshjet nuk janë mbyllur, shumë shpejt pritet edhe zyrtarizimet, pasi kanë mbetur edhe disa detaje të vogla për t’u përcaktuar. Për kosovarin ka dy oferta konkrete në Belgjikë.

jashanica

Një prej tyre është klubi i KAA Gent dhe tjetri nuk bëhet ende i ditur. Të dy këto klube kanë kërkuar informacion të detajuar për kosovarin dhe synojnë që të marrin shërbimet e tij kundrejt një shume që përmbush pritshmëritë e bardhekuqve.

Për Jashanicën duket se Skënderbeu është duke kërkuar një vlerë jo më të ulët se 500 mijë euro dhe, nga sa mësohet, tratativat po bëhen në dy drejtime. Mundësia e parë është ajo që lojtari të largohet që në merkaton e janarit, pra tani.

484510650

Po kjo do të ndodhë nëse klubi gjen në kohë edhe zëvendësuesin e tij, në të kundërt pritet që korçarët të bëjnë “presion” për të firmosur një parakontratë transferimi, e cila do të hynte në fuqi vetëm në qershor të këtij viti.

Kjo është edhe mundësia më e madhe që do të kënaqte dhe trajnerin bardhekuq.

Nimaga-Takaj rinovimi

Bakari Nimaga duket i larguar nga Skënderbeu dhe destinacioni me shumë gjasë do të jetë Rusia. Kandidat potencial është Akhmat Grozni, ekipi ku luan Berisha, Roshi dhe Balaj.

Për mesfushorin oferta është konkrete dhe pritet vetëm momenti i mbylljes së bisedimeve për të zyrtarizuar transferimin e tij. Nimaga ka tërhequr vëmendjen e ekipeve ruse, me në krye Akhmat Groznin pas paraqitjeve të mira në ndeshjet europiane, ku ka qenë një nga lojtarët kyç të mesfushës.

nimaga

Korçarët pritet që, me largimin e Nimagës, të arkëtojnë një shumë diku te 300-400 mijë dollarë.  Gjithashtu, si për Jashanicën, edhe për Nimagën bardhekuqtë do të kërkojnë që të mbajnë 20% të vlerës së kartonit, ashtu siç kanë vepruar me Latifin dhe Berishën.

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"