Skënderbe “i përgjysmuar”, sa shumë probleme për Dajën para sfidës me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2018 | 11:41

Skënderbe “i përgjysmuar”, sa shumë probleme për Dajën para sfidës me Partizanin

Te Skënderbeu plas viroza gripale. Në stërvitjen e djeshme kishte vetëm 15 futbollistë. Sabjen Lilaj, Gjergji Muzaka, Leonit Abazi, Gledi Mici, Kristi Vangjeli dhe Emiljano Vila janë me probleme dhe të gjithë në regjim shtrati, duke munguar në stërvitje.

skenderbeu

Në fakt, dje Vangjeli ka tentuar të stërvitet, por nuk ia ka dalë, duke u larguar nga fusha para kohe. Duket se viroza ka rënë në masë te Skënderbeu dhe ky është një lajm i keq para një ndeshjeje të rëndësishme si ajo ndaj Partizanit, që do të luhet të shtunën në orën 17:00.

Titullarë si Lilaj, Muzaka, Vangjeli, Mici dhe Vila shqetësojnë Dajën, për më tepër që këto ditë trajneri kishte planifikuar të fokusohej te taktika.

skenderebeu xhejms

Ndërkohë, prej dy ditësh është bashkuar me grupin edhe mesfushori iranian, Reza Karimi, i cili ishte i huazuar te Teuta. Mirëpo, drejtuesit e klubit durrsak e përjashtuan lojtarin dhe ai u rikthye.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"