Skënder Gega me “dhimbje koke”, sa pak mbrojtësa në dispozicion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 16:48

Skënder Gega me “dhimbje koke”, sa pak mbrojtësa në dispozicion

Edhe gjatë së martës Kukësi është stërvitur me një grup jo të plotë nën drejtimin e Skënder Gegës. Mungesat e lojtarëve që nuk kanë zgjidhur ende çështjen e kontratës me klubin, si Maliqi dhe Obanor kanë bërë që reparti i mbrojtjes të ketë pak lojtarë në dispozicion.

kukesi

Trajneri Skënder Gega është munduar të mos i ngarkojë lojtarët, të cilët kanë marrë ngarkesën e duhur këtë periudhë prej angazhimit në Europë. Klubi ka njoftuar se sot do të ketë një ndeshje miqësore mes ekipit të parë dhe Kukësit U21, ku Gega do të shohë edhe lojtarë të rinj të skuadrës që drejtohet nga Rrahman Hallaçi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"