Skenat e çuditshme, çfarë mbanin në hundë rusët teksa dilnin nga tuneli?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2018 | 22:51

Skenat e çuditshme, çfarë mbanin në hundë rusët teksa dilnin nga tuneli?

Nëse keni qenë të vëmendshëm dje gjatë sfidës mes Rusisë dhe Kroacisë, në momentin kur ekipi rus po dilte nga dhomat e zhveshjeve, pas pushimit të pjesës së parë, shumë lojtarë dukeshin me dorën që e mbanin pranë hundës.

396277_TS_08-07-18_2893151446_

Aleksander Golovin, bashkë me shokët e tij, vendosnin dorën pranë hundës, sikur fusnin diçka. Por, siç konfrimon një pjesëtar i federatës ruse, ata kanë mbajtur amoniak poshtë hundës, një miks kimik që stimulon lojtarët dhe i rrit atyre përqendrimit. Skena të tilla në tunelin e ndeshjes, janë parë edhe në ndeshjen ndaj Spanjës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"