Skenari i bujshëm i “BBC”-së, PSG-ja do ta zëvendësoje Poçetinon me… Zidanen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2021 | 14:59

Skenari i bujshëm i “BBC”-së, PSG-ja do ta zëvendësoje Poçetinon me… Zidanen

Afrimi i Mauricio Poçetinos në stolin e Mançester Junajtid nuk mund të quhet më një hipotezë.

pochetino zidane

Fillimisht ishin mediat që aluduan mbi këto lëvizje, por duke marrë parasysh vullnetin e të dyja palëve çdo gjë mund të konkretizohet. ‘’BBC’’ ka zbuluar një skenar mjaft të bujshëm, atë të marrjes së drejtimit të Mançesterit nga Poçetino dhe zëvendësimin e argjentinasin me Zinedine Zidane në stolin e PSG-së.

Kjo do të ishte një lëvizje mjaft e bujshme, nisur dhe nga vetë pëlqimi i Zidanit për të punuar në stolin e parisienëve. Francezit i është ofruar dhe stoli i ‘’djajve të kuq’’, por marrëdhënia e mirë me pronarët e PSG-së duket se do të jetë vendimtare në këtë tratativë.

Skenari i bujshëm ka bërë xhiron e rrjeteve sociale duke u komentuar jo pak nga tifozët e të dyja skuadrave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"