Skenarët e Kategorisë Superiore, ja çfarë ndodh me zonën e Europës dhe mbijetesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2018 | 23:07

Skenarët e Kategorisë Superiore, ja çfarë ndodh me zonën e Europës dhe mbijetesën

Kur duhet edhe 1 javë nga fundi i Kategorisë Superiore, situata për sa i përket klasifikimit duket tepër e ndërlikuar. Në zonën e Europës, Luftëtarit i mjafton 1 pikë ndaj Lushnjës, për të siguruar vendin e 3-të, ndërsa Laçi dhe Partizani ndajnë vendin e 4-t dhe të 5-të, me pikë të barabarta. Në rast se edhe në fund të kampionatit, këto skuadra dalin me pikë të barabarta skuadra që do të pozicionohet në vendin e 4-t, është Laçi pasi ka bilanc më pozitiv në përballje direkte.

Kategoria-Superiore-2018

Tepër e koklavitur gara për mbijetesë në fundin e renditjes. Diferenca mes Kamzës dhe Vllaznisë është dy pikë. Në rast se Kamza barazon me Partizanin dhe Vllaznia fiton ndaj Skënderbeut, kemi barazim pikësh.

Nëse dy ose më shumë ekipe kanë grumbulluar të njëjtën sasi pikësh, renditja e tyre përcaktohet duke mbajtur në konsideratë këto kritere:

  1. pikët e grumbulluara në ndeshjet e zhvilluara midis ekipeve përkatëse;
  2. b) diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar në ndeshjet mes ekipeve përkatëse;
  3. c) diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar gjatë kampionatit;
  4. d) numri më i madh i golave të shënuar gjatë kampionatit; e) me short;

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"