Skenarët e festës/ “Ujqërit” do djegin strofullin, Skënderbeu peng i Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2018 | 10:29

Skenarët e festës/ “Ujqërit” do djegin strofullin, Skënderbeu peng i Vllaznisë

Në Korçë është kohë feste dhe e mërku ra pritet me padurim për të gjithë tifozët korçarë që do të festojnë së bashku me ekipin titullin e tetë në historinë e klubit. Një arritje kjo që do të pasohet me një festë të jashtëzakonshme, ashtu sikundër vetëm në Korçë dinë të festojnë. Bardhekuqtë janë të përqendruar vetëm te festa e titullit dhe kjo tashmë dihej që në momentin që titulli u sigurua matematikisht.

skenderbeu kampion

FESTA

Përgatitjet janë gati dhe normalisht pritet që gjithçka të startojë menjëherë pas mbylljes së takimit kundër Vllaznisë në Korçë. Gjithçka ka nisur prej ditësh dhe në qytetin juglindor ishin gati dy plane për të zhvilluar festën e zakonshme të fitimit të titullit. Skenarët kanë qenë thuajse të përgatitur dhe pritej vetëm që të zyrtarizohej gjithçka. Në momentin e parë, pritja ishte se si do të vijonte lufta për mbijetesë në javën e parafundit.

Tifozet e Skenderbeu

Humbja e Kamzës dhe fitorja e Vllaznisë në javën që sapo u mbyll, tjetërsoi planin e korçarëve dhe klubit për festën e titullit. Në rast se nuk do të shërbente për gjë, veçse për statistikë ndeshja e fundit ndaj Vllaznisë në Korçë, drejtuesit e Skënderbeut pritej që të bënin një kërkesë në FSHF për të zhvendosur takimin në orën 19:00 me qëllim që festa të ishte më e bukur nën dritat e prozhektorëve.

Por, rezultatet që u prodhuan javën e 35-të nuk lënë hapësirë për një zhvendosje të tillë të orarit të ndeshjes, pasi do të përcaktohet gjithçka në javën e fundit. Kjo do të bëjë që ndeshja të luhet në të njëjtin orar me të tjerat dhe më pas menjëherë pas ndeshjes do të fillojë ceremonia e dhënies së titullit kampion e pas saj festa.

32290780_1695066293864418_5961717530891386880_o

PËRGATITJET

Ditën e djeshme kanë mbërritur në Korçë bluzat e titullit kampion për të bërë hapjen zyrtarisht të atmosferës festive. Fillimisht, bluzat janë vendosur në stadiumin “Skënderbeu” dhe më pas janë shpërndarë në pikat e shitjes sipas kërkesave që do të ketë për bileta.

Pritet që sot biletat të dalin në treg e bashkë me to të shpërndahen edhe bluzat e titullit kampion, i tetë në historinë e klubit bardhekuq. Ky është vetëm fillimi i përgatitjeve, pasi janë porositur edhe fishekzjarrët dhe flakadanët që do të shpërthejnë menjëherë pasi të ngrihet titulli kampion.

Klubi ndërkaq, veç parakalimit rreth stadiumit, ka organizuar edhe një festë pas ceremonisë zyrtare. Fillimisht, festa do të vendoset në një prej komplekseve në qytet, në “Life Gallery” atje ku zakonisht është streha e korçarëve për festa të tilla e më pas pritet që të vijojë deri në agim në një nga klubet e qytetit.

LLAZI SARO 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"