Skena si në filmat horror, grabitësit futen në shtëpinë e futbollistit të Totenhemit dhe tmerrojnë familjarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2020 | 0:02

Skena si në filmat horror, grabitësit futen në shtëpinë e futbollistit të Totenhemit dhe tmerrojnë familjarët

Momente tmerri për familjen e futbollistit të Totenhemi Jan Vertoghen. Një grup grabitësish janë future në shtëpinë e belgut në Londër dhe tmerruar familjarët, duke i kërcënuar këtë ta fundit për të treguar vendin ku mbanin paratë dhe bizhuteritë e shtrenjta.

vertoghen

Një skenë e tmerrshme që ngjasonte me atë të filmave horror, teksa në shtëpi kanë qenë bashkëshortja dhe 2 fëmijët e mbrojtësit. Grabitësit kanë qenë të pajisur me armë të ftohta.

vertoghen totenhem

Zonja e shtëpisë nuk ka bërë rezistencë duke ndjekur udhëzimet e grupit kriminal. Menjëherë pas ngjarjes, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"