Skemë si Kombëtarja, Jonuz “kopjon” Rejan. Vllaznia gati të mposhtë Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2019 | 9:14

Skemë si Kombëtarja, Jonuz “kopjon” Rejan. Vllaznia gati të mposhtë Partizanin

Vllaznia po kalon një moment të shkëlqyer dhe të shtunën do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme për vazhdimësinë ndaj kampionëve në fuqi të Partizanit. Ky takim është një provë nëse kuqeblutë janë të fortë për të mbajtur kryesimin, pikërisht ndaj një ekipi që synon të mbrojë titullin.

vllaznia

Trajneri Mirsad Jonuz është munduar në javët e fundit që të bëjë sa më pak ndryshime në formacion. Shpesh ai e ka përshtatur skuadrën në varësi të kundërshtarit dhe tashmë pritet të ndodhë e njëjtë gjë. “Panorama Sport” mëson se Jonuz po shikon me qetësi për të vendosur skemën dhe lojtarët që do të hedhë në fushë të shtunën, teksa duket i destinuar për ta rreshtuar ekipin me 3-5-2. Këtë variant taktik e ka përdorur së fundmi edhe Kombëtarja shqiptare, teksa trajneri Edi Reja ka qenë i vendosur, madje duke sakrifikuar lojtarë të rëndësishëm.

vllazniaaa

Të njëjtën gjë me shumë mundësi do të bëjë edhe Jonuz, duke pasur parasysh se përballë ka një skuadër të fortë si Partizani. Nga ajo që është provuar në stërvitjen e djeshme, ku tekniku ka bërë një test kontrolli, është konfirmuar se në fushë pritet të jenë plot pesë lojtarë me tipare mbrojtëse. Skema 3-5-2 konfirmon në qendër Gurishtën, Shehin dhe Malotën. Ndërsa në mesfushën me pesë lojtarë, do të vendosen Gligorov nga e djathta dhe Marku nga e majta.

Mirëpo, në  këtë krah është provuar dhe Godfrej Ualusimbi, i cili mund të jetë edhe risia e formacionit ndaj Partizanit. Ndërsa treshja e mesfushës është e stabilizuar tashmë me Krymin, Ramadanin dhe Hygor. Dyshja e sulmit do të jetë sërish LikaShtubina, por në luftë për një vend është edhe sulmuesi brazilian Uenderson. Këto dy ditë do të jenë edhe përcaktuese për strategjinë që do të ndjekë Jonuz, i cili pasi vëzhgon mirë kundërshtarin, mundohet ta përshtasë edhe formacionin.

ADMIR URUÇI

LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"