Skemë për dëmtimin e Bregut? Shehi: Ja si qëndron e vërteta, skuadrës i kërkova vetëm qetësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2018 | 19:07

Skemë për dëmtimin e Bregut? Shehi: Ja si qëndron e vërteta, skuadrës i kërkova vetëm qetësi

Pas ndeshje për “Supersport” foli dhe trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi i cili është shprehur:

bandicam 2018-11-11 19-00-15-323

Ishte ky reagimi që donit pas Laçit?

Sigurisht, sot ishte një ndeshje ndryshe. Në minutat e para kundërshtari po na vinte në rrezik. Pastaj, pjesa tjetër e ndeshjes ishte aty ku donim, të ndërronim fytyrë nga ajo ndeshje e mesjavës ndaj Laçit

Çfarë ndodhi në ato 32 minuta lojë, ku u dominuat?

Flamurtari po na rrezikonte me topat e gjatë, por pas pjesës së parë, i thashë skuadrës që nuk duhet të hyjë në presion, gjë që pjesën e dytë e rregulluam.

Dëmtimi i Bregut, jo vetëm që luan, por edhe shënon. Skemë e juaja?

Bregu sinqerisht që ka pasur një dëmtim. Ka luajtur me injeksion sot. Duke ditur rëndësinë e tij, donim ta kishim patjetër në fushë. Ka bërë sakrificë, nuk është skemë. Ka qenë çështje dëmtimi, dhe shyqyr u rikuperua. E shpërbleu dhe atë këmbëngulje që e donim në fushë.

Me frakturë, specialistët thonë që nuk mund të luajë…

Jo, nuk është frakturë. Ai ka marrë një goditje në gishtin e madh të këmbës së djathtë. Ai godet edhe me të djathtën. Atij iu ka mbledhur gishti, dhe ka një dhimbje të madhe. Me ndërhyrjen e mjekëve, dhe me injeksione ia doli. Çfarë ka ndodhur në dhoma në mesin e ndeshjes.

Ekipi ndryshoi për mirë në pjesën e dytë…

Pas pjesës së parë i kam kërkuar skuadrës qetësi, sepse ishim në presion, po gabonim topat e thjeshtë. Ta luanim lojën siç dinë ato, edhe pse rezultati na duhet me patjetër. E përmirësuan këtë gjë në pjesën e dytë.

Gripshi dhe Bregu, dy lojtarë që në lojën 1v1 janë të mirë, dhe ata duhet të bëjnë dublime, por shumë të rralla sot.

Kur shkon 1v1, duhet të kesh edhe dublimin e shokut tjetër pas shpine. Ndeshjet e tjera, e kemi zgjidhur edhe me Leon. Gripshi e ka ndoshta pak më të vështirë të luajë nga e djathta. Kërkonte fundoren, herë ia doli, por janë të rinj, dhe kanë nevojë për besim.

Të shqetëson fakti që Partizani nuk ndalet?

Normal që pas ndeshjes tënde, do pyesësh për rivalin. Do donim që të ndalohej, por kur bën punën tënde mirë, atëherë duhet të pyesësh për të tjerët. Kampionati është i gjatë, ndeshjet janë të vështira. Po shihet çdo javë. Me të gjitha mund të fitosh, me të gjitha mund të humbësh. Ne do vazhdojmë punën tonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"