“Skemat i shkruaj në letër higjienike”, Gatuzo: Amrabat si unë, më dhimbsej gjatë ndeshjeve…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2022 | 21:23

“Skemat i shkruaj në letër higjienike”, Gatuzo: Amrabat si unë, më dhimbsej gjatë ndeshjeve…

“Kishte kohë të gjatë që nuk shihja një lojtar si unë, por ja që e gjeta në Kupën e Botës: Amrabat”.

xmnm

Është një “sponsorizim” i mirëfilltë ai që Xhenaro Gatuzo ka bërë ndaj marokenit.

“Më dhimbsej Amrabati gjatë ndeshjeve pasi më kujtonte veten kur luaja në moshën 27-vjeçare”.

Duke folur për jetën si futbollist, Ringio krahasoi të kaluarën e tij në fushë dhe të tashmen e tij në stol: “Jeta e lojtarit është më e lehtë. Mënyra se si e jetoj futbollin tani më bën të më duket sikur nuk kam jetë. Më duhet të falënderoj gruan që nuk e di si mund të rrijë me mua. Është e vështirë, pasi filloj punë në 8.30 dhe shkoj në shtëpi në 19-të. Ndonjëherë jam në tualet e më kujtohet ndonjë skemë. Duke mos pasur ku të shkruaj e mbaj shënim në ndonjë copë letër higjienike.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"