Skema në mbrojtje dhe taktikë, De Biazi e sheh ekipin nga kodra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2016 | 16:30

Skema në mbrojtje dhe taktikë, De Biazi e sheh ekipin nga kodra

Dita e dytë e për gatitjeve të Ko mbëtares shqiptare ka nisur në hotelin ku janë akomoduar kuqezinjtë. Nën drejtimin e stafit teknik dhe atij mjekësor, lojtarët kanë kryer 15 minuta stërvitje në palestër për shkrydhjen e muskujve. stervitje kombetarjaGjatë kësaj kohe, mjekët e Kombëtares përfituan nga rasti për të peshuar të gjithë lojtarët. Pas këtij momenti, të gjithë janë nisur për në qendrën stërvitore për të zhvilluar përgatitjen taktike nën drejtimin e ndihmësit të De Biazit, Paolo Tramexani. Reshjet e shiut nuk e penguan stërvitjen e Kombëtares.

Batuta

Në një situatë ku mbizotëron pozitiviteti, harmonia dhe forca e grupit, të gjithë janë të impenjuar maksimalisht. 13310396_967590303340199_1864356203742944361_nPaolo Tramexani ka kohë edhe për ndonjë batutë me mesfushorin Amir Abrashi. Ledian Memushaj që iu bashkua skuadrës të hënën në mbrëmje tregoi që po kalon një formë të shkëlqyer dhe shënoi dy supergola.

Seanca e pasdites

Nga njëra seancë në tjetrën, stafi i Kombëtares ka menduar të shtojë ushtrimet fizike. Përpara se të merreshin me lëvizjet në mbrojtje, përgatitësi atletik Bele bëri disa ushtrime për kuqezinjtë. Të gjithë mundoheshin të bënin me përpikëri atë që kërkonte italiani. Gjithçka e niste Cana dhe më pas vinin me radhë të gjithë lojtarët e tjerë.

hysaj balajMbrojtja në fokus

Pas përgatitjes fizike dhe atletike, gjithçka foli në aspektin tekniko-taktik. Xhani De Biazi dhe Tramexani e nisën punën nga mbrojtja. Tekniku italian vendosi të hipte në një kodër të vogël afër fushës për t’i lexuar më mirë lëvizjet që bënte reparti difensiv. Gjatë këtyre ushtrimeve u kuptua qartazi që De Biazi kërkonte të krijonte sa më shumë raste për të provuar gatishmërinë dhe vëmendjen e mbrojtjes, kur skuadrat kundërshtare do të krosojnë. stervitjee kombetarjaSkema 1

Rasti i parë për t’u provuar ishte shumë i qartë. Rashica, Roshi dhe Gashi krosonin topat nga krahët, ndërsa në mbrojtje qëndronin të rreshtuar 4 futbollistë, të cilët alternoheshin me njëri-tjetrin. Një herë Lenjani-Mavraj-CanaHysaj dhe herë tjetër Rrahmani-Ajeti-Gjimshiti-Hysaj. Në skemën e parë, mbrojtja kishte punë më të lehtë sepse duhet të markonte një për një sulmuesit. Cikalleshi, Balaj dhe lojtarë të tjerë provonin të vinin në vështirësi mbrojtjen.

de biaziSkema 2

Në ushtrimin e dytë, mbrojtja duhet të ishte akoma më shumë e kujdesshme, sepse bëhej fjalë për rastet kur ishte në inferioritet numerik. Elseid Hysaj do t’i bënte presion lojtarit që kroson topin dhe në mbrojtje mbeteshin vetëm 3 lojtarë mbrojtës.RRAHMANI mavraj

Të tre duhet të kontrollonin veprimet e katër lojtarëve sulmues. Cana me shokë ia dolën më së miri të largonin çdo rrezik. Loriku nuk ishte thjesht mbrojtës, por edhe përkthyesi për lojtarët kuqezinj. Interesant është fakti se topi duhet të largohej në rivënie anësore, sepse përpara zonës qëndronin mesfushorët Bashaj dhe Memushaj që mund të godisnin portën.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"