SKEMA/ Kategoria e Parë, mësoni planin e FSHF-së për ndarjen e grupeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2020 | 23:14

SKEMA/ Kategoria e Parë, mësoni planin e FSHF-së për ndarjen e grupeve

Më 18 shtator është planifikuar nga ana e FSHF-së që të nisë kampionati i Kategorisë së Parë, që sezonin e ri do të ketë në përbërje 18 skuadra dhe jo 20 si sezonin e fundit. Këto skuadra do të ndahen në 2 grupe (A dhe B) me nga 9 skuadra dhe kampionati do të zhvillohet me tri faza. E veçanta është se kampionatin e ardhshëm do të kemi një “shkartisje” më të madhe të skuadrave Veri-Jug, me qëllimin e vetëm që të ketë një garë sa më të barabartë në të dyja grupet.

kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x3081-470x3081-470x308

BALANCA – Ndarja e grupeve bëhet përgjithësisht e bazuar në kriterin gjeografik për t’u ardhur në ndihmë klubeve, por për sezonin e ri sektori i garave në FSHF ka një projekt tjetër. Duke parë se në Grupin B (Grupi i Jugut) ka shumë skuadra të forta dhe konkurrencë shumë më të madhe, disa klubeve do t’u propozohet nga sektori i garave që të kalojnë në Grupin A për të pasur balancë sportive dhe garë të barabartë.

Flamurtari dhe Luftëtari, dy skuadra nga Jugu që ranë nga Superiorja, u shtohen emrave të tillë si Lushnja, Besa, Elbasani, Pogradeci, Tomori e ndonjë tjetri, që me logjikë duhet të jenë në Grupin B. Tani mbetet që mësohet se cilat prej këtyre klubeve do të pranojnë të shkojnë në Veri. Po ashtu, në ndarjen e grupeve merret në konsideratë edhe fakti që dy skuadra të së njëjtës bashki nuk mund të garojnë bashkë.

Për shembull, Flamurtari dhe Oriku nuk mund të luajnë në të njëjtin grup, njëri prej tyre detyrimisht duhet të kalojë në Grupin A. Dy klubet kryeqytetase, Dinamo dhe Partizani B, sipas të gjitha gjasave, do të jenë në Grupin A, duke sjellë një derbi të ri në këtë kategori.

 

skuadrat

F.Rupi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"