Skema e zbuluar, trajneri i Anglisë: Mediat mund të na dëmtojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2018 | 15:46

Skema e zbuluar, trajneri i Anglisë: Mediat mund të na dëmtojnë

Një ditë pasi asistenti i tij te “Tre Luanët”, Stiv Holland (i cili dje ka kërkuar edhe falje), “zbuloi” (në mënyrë të pavullnetshme) një bllok ku shfaqeshin skemat stërvitore që me shumë mundësi do përdoren (ose ndoshta përdoreshin) ndaj Panamasë (ndeshja e radhës e vlefshme për Grupin D), Garet Sauthgejt ka sulmuar mediat.

southgate

Gjatë një deklarate për “talkSPORT”, tekniku anglez ka këmbëngulur se në letër nuk po studiohej skuadra që do përballej me amerikano-jugorët, e ndërkaq nuk i ka kursyer kritikat për gazetarët që shpërndanë fotot. “Në ato shënime shihet një skuadër me 23 emra.

Në tjetrën ndodhen të tjerë lojtarë të vendosur në pozicione të ndryshme: detyra jonë është të provojmë lojtarë në mënyra të ndryshme”, u shpreh Sauthgejt, që më pas dëshiroi të saktësojë se “mediat duan të vendosin nëse janë me apo kundër nesh: normalisht, në çdo moment, nëse kundërshtarit do i jepej një pasqyrë e skuadrës sonë për ne do ishte disavantazh. Ndaj, duhet të vendosin nëse duan të na ndihmojnë apo jo”.

Një diskutim, ai i skemave e lojtarëve, jo i pëlqyer nga Sauthgejt. I cili diçka, megjithatë, e ka “zbuluar”: “Dele Ali (i dëmtuar në ndeshjen e kaluar)? Ka shumë pak shanse”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"