“Skema e re është ideale”, flet Bizhdili: Gara do jetë më e ndershme, shmangen tolerimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2019 | 11:42

“Skema e re është ideale”, flet Bizhdili: Gara do jetë më e ndershme, shmangen tolerimet

Për të disatën herë rad hazi, Besa do të ten tojë kthimin në Superiore. Sezonin e ri do të ketë më shumë shanse, sepse në lojë ka hyrë edhe vendi i dytë, që luan ndeshje shtesë me vendin e dytë të grupit tjetër dhe më pas bën “play-off” me vendin e tetë të Superiores.

Nexhat Bizhdili

Një mundësi për të mos u humbur, edhe pse gjithçka varet nga përbërja e ekipit, kjo është e padiskutueshme. Presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili, ka theksuar në një prononcim për “Panorama Sport” se është mjaft i kënaqur me ndryshimet në formulën e kampionatit. Sipas tij, skema e re është më e mira, sepse mban të karikuar të gjitha ekipet deri në fund të kampionatit. “Skema e re është më e përshtatshmja dhe jam mjaft i kënaqur. Ndryshimet e bëjnë atë skemën ideale për një kampionat si ky i Kategorisë së Parë, për disa arsye.

Vendi i parë nuk mund të jetë më aq komod, sepse do të sulmohet më shumë nga ekipet e tjera, duke qenë se në lojë është futur edhe vendi i dytë, që mundëson “play-off”-in. Është një skemë që e kam kërkuar prej kohësh. Edhe skuadrat e fundit të tabelës nuk do të tolerojnë, sepse nuk bien më dy, por tri skuadra, kështu që të gjithë do të jenë të karikuar nga fillimi i garës e deri në fundin e saj. Thjesht, është një skemë ideale dhe që duhet ta shfrytëzojmë”, u shpreh presidenti i kavajasve, Bizhdili. Megjithatë, ndryshimi i skemës së kampionatit nuk është se e ngjit Besën në elitë.

Bizhdili

Skuadra duhet të forcohet patjetër me disa lojtarë me përvojë, sepse në të kundërt do të jetë e pamundur arritja e objektivit. Shaqe dhe Hoxha janë dy lojtarët e rinj që i janë bashkuar ekipit kavajas në ditët e para të merkatos, por ende nuk është bërë ndonjë lëvizje “e rëndë”.

Presidenti Bizhdili është në bisedime me lojtarë të ndryshëm, siç ka pohuar edhe vetë ai ditë më parë, por nuk dëshiron të përmendë emra pa pasur më parë një akord me ta. Ndoshta ndryshimet në njësinë bashkiake mund të kenë ndikuar edhe në vështirësimin e punëve te Besa. Sidoqoftë, presidenti Bizhdili është dukur mjaft entuziast pas ndryshimeve të fundit.

FERIZ FERIZAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"