SKEMA/ Dinamo me dy formacione, gjithçka rrotullohet tek Ibraimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2021 | 16:55

SKEMA/ Dinamo me dy formacione, gjithçka rrotullohet tek Ibraimi

Dinamoja e sezonit të ri, siç e ka theksuar edhe presidenti Bardhi në intervistën e një dite më parë për “Panorama Sport”, do të luftojë për fitimin e të dy trofeve. Për këtë objektiv blutë kanë krijuar një organikë të pasur dhe trajneri Bledi Shkëmbi ka në dispozicion thuajse dy skuadra, kështu që mund të zgjedhë i qetë.

Dinamo para miqesores me Tiranen

DY FORMACIONE – Me ndonjë përjashtim, blutë kanë të dubluar çdo rol, jo vetëm numerikisht. Trajneri Shkëmbi pritet të luajë me një sulmues të deklaruar, që për momentin mund të thuhet se është Çinedu, ndërsa alternativat janë Gjatadhe Skuka. Për krahët e sulmit janë të gatshëm lojtarë si Enis Gavazaj, Patrik Bardhi, Redon Mihana, Rimal Haxhiu dhe Xhoel Plaku. Pas sulmuesit kryesor, në rolin e një 10-e tipike, do të jetë Agim Ibraimi, një goditës shumë i mirë i portës.

dinamo

Në qendër të mesfushës, titullarë pritet të jenë Sidibe dhe Demiri, ndërsa alternativa Ali, Berberi, Abazaj dhe Nuriu. Për të kaluar te mbrojtja, ku luajnë Siljanovski në të djathtë, Sofranak dhe Imami në qendër dhe Isaevski në të majtë. Në këtë sektor mungojnë disi alternativat, sidomos për qendrën, pasi të gatshëm janë vetëm Kërçiku dhe disa të rinj, por mund të spostohet edhe Besir Demiri. Kuadratin e portës do ta mbrojnë Harizaj, që pritet të jetë titullari dhe Bakaj.

“FARI” IBRAIMI – Në formacionin e Dinamos, gjithçka rrotullohet tek Agim Ibraimi. Drejtuesit dhe stafi teknik i bluve vendosën të firmosin një kontratë 3-vjeçare me sulmuesin e spikatur dhe t’i besojnë shiritin e kapitenit. Ai është në qendër të projektit teknik, pavarësisht se është 33 vjeç. Besimi është i madh se Ibraimi, falë përvojës së gjatë që ka, do të dijë të vërë si duhet në lëvizje mekanizmin e lojës së Dinamos. Ai do të jetë udhërrëfyesi i lojtarëve të rinj të sulmit në veçanti, duke ndihmuar në rritjen e tyre, por edhe të të gjithë skuadrës. Dhe pas asaj që është parë në ndeshjet testuese të verës, në shtëpinë e bluve janë bindur se ky mekanizëm do të funksionojë në kampionat.

FATJON RUPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"