Skema “4-4-2”, Flik ndryshon Bajernin pas 15 vitesh. Hera e fundit që ndodhte ishte me Magat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2020 | 13:30

Skema “4-4-2”, Flik ndryshon Bajernin pas 15 vitesh. Hera e fundit që ndodhte ishte me Magat

Duke parë problemet e shumta që skuadra shfaqi në fazën e parë të kampionatit, trajneri Hansi Flik është i detyruar të ndryshojë disa gjëra për të mirën e skuadrës. Vështirësitë në mbrojtje, në mungesë të Zyles dhe Hernades, kanë sjellë një ndryshim të pozicioneve në këtë repart. 

bajerni i mynihut

David Alaba që ka luajtur në shumicën e ndeshjeve në krahun e majtë është parë të mbrojë në ndeshjet e fundit nga qendra. Edhe pse i aftë të nisë aksionet në mënyrën e duhur, austriaku ka mungesë në duelet një kundër një, duke bërë që Nojer të jetë shumë herë i zbuluar në portë. Në fazën e dytë, skuadra do të ndeshet me Çelsin në Champions dhe trajneri kërkon që skuadra të ketë stabilitetin e nevojshëm për të përballuar anglezët. Kështu, Kimish mund të rikthehet në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe Pavar të kalojë në qendër për të ndihmuar Alaban.

bajeNë mesin e fushës, skuadra ka treguar gjithashtu një luhatje. Rreshtimi me katër do të sillte më shumë stabilitet edhe pse do të pakësonte ndjeshëm cilësinë. Por Gorecka dhe Tiago mund të plotësonin njëritjetrin në këtë drejtim, duke bërë që shkëlqimi të mos humbiste plotësisht.

Kutinjo do të kthehej në një anësor të majtë, me detyra më shumë sulmuese sesa mbrojtëse, Myler gjithashtu, edhe pse gjermani di edhe të mbrojë mirë ose të thyejë aksionet sulmuese të kundërshtarit. Në sulm, Levandovski do të kishte pas shumë sezonesh një partner në krah të tij.

Zhoshua Zirkze, por edhe Gnabri, mund të jenë një nga opsionet e Flikut për të përdorur këtë modul të ri. Edhe pse nuk përjashtohet ardhja e një sulmuesi të dytë gjatë janarit. Hera e fundit që Bajerni luante kështu, daton në sezonin 2005-2006. Atëherë, trajner ishte Felisk Magat. Me Kahn në portë, para tij Lucio dhe Demikelis.

bajerni i mynihut

Mbrojtës të krahut ishin Lahm dhe Lizarazu. Çelësi i mesfushës i përkiste Mehmet Sholl dhe Mikael Balak, Salihamixhiç dhe Bastian Shvainshtaigerit. Në sulm, holandezi Roi Makai ndihmohej nga Klaudio Picaro ose Rokue Santa Kruz. Një vit më pas, në skuadër erdhi Omtar Hitcfeld, që ndryshoi njëherë dhe përgjithmonë modulin, duke bërë që Bajerni të luante me 4- 3-3 ose 4-3-2-1.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"