Skedinë e kundërt me bashkëshortin, zonja franceze fiton 507 mijë paund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 16:51

Skedinë e kundërt me bashkëshortin, zonja franceze fiton 507 mijë paund

Një grua në Francë ka fituar një vlerë prej 507 mijë paundësh nga një skedinë e vetme. Zonja në fjalë ka gjetur rezultatet e gjashtë ndeshjeve ku fitonin ekipet pritëse, pesë të ekipeve udhëtuese dhe për të shtuar dozën e sfidës ndaj fatit ka gjetur edhe tri barazime. 

prc_59147215

Plot 14 rezultate të sakta, nga të cilat ishte frymëzuar nga bashkëshorti. Gruaja nuk ka njohuri mbi futbollin, por ka vendosur të vërë bast mbi skedinën e saj duke luajtur rezultate të kundërta me bashkëshortin i cili në skedinën e tij kishte zgjedhur të njëjtat ndeshje, por dukshëm me rezultatet e pasakta.

0

PANORAMASPROT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"