Skedina e çmendur/ Një bastexhi fiton 1 milionë dollar nga kualifikimi i Marokut në çerekfinalen e Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2022 | 21:17

Skedina e çmendur/ Një bastexhi fiton 1 milionë dollar nga kualifikimi i Marokut në çerekfinalen e Botërorit

Maroku është padyshim surpriza më e bukur e këtij Botërori. Kombëtarja afrikane arriti të eliminonte Spanjën me penallti, teksa koha e rregullt u mbyll në barazim pa gola.

MAROK FESTA

Ky triumf i marokenëve, të cilët siguruan një biletë historikë për në çerekfinalet e Kupës së Botës, i ka dhuruar një bastexhiu, plot 1 milionë euro. Ai para startit të Botërorit kishte vendosur 90 mijë e 818 dollarë, një skedinë të çmendur, duke parashikuar që kombëtarja e Marokut do të kualifikohej në çerekfinale, teksa arriti të fitonte plot 1 milion e 89 mijë dollarë.

Një shifër kjo goxha e konsiderueshme. Koeficienti për kualifikimin e Marokut në çerekfinale, para startit të Botërorit ishte plot 1100.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"