Skarcime te Tirana, zbulohen emrat e lojtarëve që nuk udhëtuan drejt Pogradecit dhe që pritet të largohen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2020 | 23:58

Skarcime te Tirana, zbulohen emrat e lojtarëve që nuk udhëtuan drejt Pogradecit dhe që pritet të largohen

Kaos te Tirana në prag të nisjes së përgatitjeve për ndeshjet e Europës. Ditën e sotme Tirana ka udhëtuar drejt Pogradecit, aty ku do i zhvillojnë përgatitjet, por me skuadrën nuk kanë qenë të gjithë lojtarët.

TIRANA

Futbollistët të cilëve iu ka përfunduar kontrata me bardheblutë kanë refuzuar të udhëtojnë me ekipin. Bëhet fjalë për emra si: Tefik Osmani, Erando Karabeci, Mario Beshiraj, Edvan Bakaj, Eldis Kraja, Mario Morina, Edon Hasani dhe Ismael Dunga.

Këtyre iu ka përfunduar kontrata me bardheblutë dhe për këtë arsye kanë refuzuar të udhëtojnë drejt Pogradecit me skuadrën, teksa po presin të qartësojnë më parë kontratat dhe të shikojnë ofertën që do i bëjë klubi.

Ata po presin të bisedojnë me presidentin Halili për kushtet e reja, një procedurë që deri ditën e hënë pritet të mbyllet. Drejt Pogradecit për fazën përgatitore janë nisur vetëm lojtarët nën kontratë me Tiranën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"