“Skarcime” te Egnatia, ikin dy lojtarët shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2022 | 14:30

“Skarcime” te Egnatia, ikin dy lojtarët shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

Egnatia ka pasur largime të shumta në këtë sesion të merkatos, teksa së fundmi kanë shpallur “divorcin” edhe me dy lojtarë të tjerë.

ILIRID ADEMI

Besar Iseni dhe Ilirid Ademi janë dy të larguarit e radhës nga skuadra rrogozhinase.

Nga Egnatia deri tani përveç Isenit dhe Ademit janë larguar edhe Magani, Imeri, Ymeralilaj, Telushi, Shyti dhe Duranski.

BESAR ISENI

Ndërsa në merkaton në hyrje, rrogozhinasit kanë afruar sulmuesin Ilir Camaj, portierin Alen Sherri, mbrojtësin e majtë, Emiliano Musta, si  he qendërmbrojtësin Nehar Sadiki.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"