Skaneri i ish-futbollistit Romeo Haxhiaj: Apolonia vuan mendësinë, përgjigjen duhet ta japë skuadra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2019 | 18:44

Skaneri i ish-futbollistit Romeo Haxhiaj: Apolonia vuan mendësinë, përgjigjen duhet ta japë skuadra

“Një sezon që po dhuron surpriza”. Ky është vlerësimi që bën Mjeshtri i sportit Romeo Haxhiaj, duke përfshirë me këtë përcaktim dy nivelet parësore të futbollit shqiptar, Superligën dhe Kategorinë e Parë.

romeo haxhiaj

Flet me doza pozitive për kryesimin e Bylisit dhe Vllaznisë, për të cilat ka luajtur dikur, ndërsa një analizë të vëmendshme bën për Kategorinë e Parë e veçanërisht për Apoloninë.

Haxhiaj, cili është vlerësimi juaj për këto 4 javë të para në Grupin B të Kategorisë së Parë?

Ajo që bie në sy është ecuria shumë e mirë e Devollit, një ekip i ardhur nga Kategoria e Dytë, por që ka arritur të imponohet fort në të Parën, të paktën në këtë fillim sezoni. Edhe Lushnja dhe Apolonia e kanë nisur mirë dhe janë treguar pragmatiste, pa harruar Orikun dhe Besën, pavarësisht ndonjë luhatjeje në ndeshje të veçanta.

Duket si sezon debutuesish. Kryesojnë Devolli në të Parën, Bylisi dhe Vllaznia në Superligë, edhe në Grupin A kryesonte Shkumbini deri javën e kaluar. Si e gjykoni këtë “trend”?

Mua më vjen mirë për Bylisin dhe Vllazninë, sepse kanë merituar gjithçka. Shkodranët kanë pasur problematikën e tyre, por po ecin mirë, rezultatet flasin për këtë gjë. Me sa kuptohet së jashtmi, ka harmoni dhe kanë gjetur njeriun e duhur për stolin, mbase “kurator” i mirë për të vendosur balancat e munguara prej vitesh. Për Bylisin kam pse të flas me konsiderata të veçanta, atje ka pasur gjithmonë ambicie dhe futboll. Nuk është rastësi ecuria e kësaj skuadre dhe meritën kryesore e ka presidenca, që ka ditur të ndërtojë një ekip solid, kompakt, konkurrues, duke u bazuar te të rinjtë e talentuar. Duhet evidentuar trajneri Dovedan, që po i dëshmon fort aftësitë e tij. Për mua, Dovedan dhe Jonuz janë nga trajnerët më të mirë në Shqipëri.

Mos ndoshta ecuria e mirë e këtyre ekipeve lidhet me formën mbase jo optimale të pretendentëve?

E kush ua ka fajin! Kanë emra dhe diferencë në përbërje ato ekipe, krahasuar me Bylisin dhe Vllazninë. Po krijohet ngushticë mes ekipeve, nuk ekziston më ai “hendeku” i madh. Veç vlerave të padiskutueshme të këtyre skuadrave, ka jo pak çedim nga të kuotuarit si pretendentë, por është fenomen normal në javët e para. Partizani, Kukësi, Teuta dhe Tirana mendoj se do të jenë rivalë, edhe pse ecuria e Bylisit dhe Vllaznisë është mbresëlënëse. Nëse vijojnë me këto ritme, të paktën zonën europiane këto dy ekipe e kanë të garantuar.

Kthehemi tek Apolonia, që ndan vendin e 2-të me Lushnjën. Sipas jush, si ka qenë performanca e skuadrës fierake në këto 4 javë?

Mendoj se loja e skuadrës sonë nuk ka qenë në stadin që kërkon trajneri Mërgjyshi, i cili, me sa e njoh, kërkon ndërthurje mes rezultatit dhe lojës së bukur. Përgjigjja duhet të vijë nga skuadra. Mendoj se elementët dhe lojtarët nuk mungojnë, por ajo për të cilën vuan Apolonia, kam idenë se është ana mentale, karakteri, pasi ka 5 vjet në këtë nivel përfaqësimi dhe duket sikur është shfamiljarizuar me Superioren.

A janë konturuar ekipet pretendente të Grupit B të së Parës? Ka ndonjë skuadër që ju e shihni se bën diferencën?

Si fillim po them se kjo pesëshe që kryeson aktualisht grupin, mendoj se do të jetë pesëshja e parë edhe në fund. Pretendente shoh Lushnjën, Apoloninë dhe Besën. Lushnja ndoshta ka një avantazh, sepse prej vitesh drejtohet nga një trajner pasionant dhe ka lojtarë me shumë përvojë për këtë kategori, sidomos dyshja Sefa-Canka, që për mua është më e mira e këtij kompeticioni. Apolonia ka elementë cilësorë brenda, por nuk ka në nivelin e duhur ndërthurjen e eksperiencës më të rinjtë. Ndoshta me kalimin e kohës ky gërshetim arrihet. Apolonia ka një trajner që është ekspert i kësaj kategorie, i aftë ta ngjisë në Superiore. Te Besa, Magani është një trajner dinjitoz, por mbase nuk ka grupin e duhur, por mendoj se eksperienca e këtij trajneri do t’ia mbajë kavajasit deri në fund në luftë me

BUJAR RAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"