Skaneri i Gjylës: Ja tre lojtarët që i duhen Lushnjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2019 | 17:27

Skaneri i Gjylës: Ja tre lojtarët që i duhen Lushnjës

Lushnja i bëri një fillim super kampi onatit, duke shkuar në +5 nga rivalët. Pas 6 javëve të para u krijua përshtypja se verdhejeshilët do të komandonin grupin, por skuadra lushnjare rrëshqiti në vend të 3-të, pasi mori 4 pikë në 4 javë. 

lushnja

Me dy fitoret e fundit Lushnja u pozicionua në vend të dytë, -1 pikë nga kreu, që do të thotë se shpresat për të rikuperuar në pjesën e dytë të sezonit janë të mëdha.

GJYLA – Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla, në një prononcim për “Panorama Sport”, u shpreh: “Kemi parë punën, jemi stërvitur dhe i kemi marrë ndeshjet me radhë. Jemi skuadër e një klubi që përfiton 400 milionë lekë në vit, ku çdo futbollist përfiton rreth 1 milion lekë në muaj. Paguhemi 11 muaj në vit, marrim premio për të gjitha ndeshjet e fituara, 100 mijë për ndeshjet në fushën tonë dhe 150 mijë për ato të transfertë.

gjyla

Janë një sërë faktorësh që ndikojnë për të qenë në krye. Nuk është vetëm faktori fushë, ka momente që gabimet janë tonat, ka momente që gabimet janë të të tretëve. Gabimet tona i kemi pranuar. Si ka mundësi që Lushnja ndeshjet e forta, me një gjykim të mirë, i fiton? Nuk jam mësuar të mburr gjyqtarin kur fitoj.

Jemi mundur në Fushë-Krujë nga Iliria, e kemi merituar të mundemi dhe gjykimi ka qenë i rregullt. Duhet të jesh i pranueshëm për të qenë në vend të parë, duhet të bindësh kundërshtarin, drejtuesit, gjyqtarët, opinionin sportiv. Duhet t’i bindësh të gjithë që je për në Superiore”.

MBROJTJA – Lushnja ka pësuar 13 gola në 12 javë, një shifër e lartë për një skuadër pretendente, ndërkohë që është larguar futbollisti kyç i mbrojtjes, Ibrahimllari. “Po, është larguar Ibrahimllari. Kam qenë një kritik i madh për mbrojtjen që në fillim të kampionatit, kur kam thënë se kemi probleme. Me largimin e Ibrahimllarit kemi nevojë për dy qendërmbrojtës, por edhe për një mesfushor. Në ndeshjet e fundit me Apoloninë dhe Besën kemi riparuar diçka në mbrojtje. Deri tani që flasim kam 3-4 telefonata për afrime”, ka shtuar Gjyla.

gjyla

RIVALËT – Pogradeci dhe Apolonia janë rivalët e Lushnjës, skuadra që trajneri Gjyla kërkon t’i sfidojë në ndeshjet direkte. “Nuk jam mësuar të flas për të tjerët, di vetëm që kur luaj përballë rivalëve, dua të fitoj. E marr kampionatin hap pas hapi, duke synuar fitoren për të pasur sa më shumë pikë. Nuk më duhet çfarë bëjnë të tjerët, duhet të fitojmë ndeshjet tona.

Do të mundohemi të kemi skuadrën e duhur që të vazhdojmë deri në fund me këto ritme, madje më mirë. Për sa kohë kam qenë trajner i Lushnjës, kemi bërë fazë përgatitore verore dhe dimërore, kështu që për një 10-ditësh do të grumbullohemi. Nuk kemi asnjë mundësi për të bërë fazë përgatitore në Lushnjë”, ka përfunduar trajneri lushnjar.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"