SKANDALOZE/ Futbollisti “frymëzohet” nga Suarezi, kafshon kundërshtarin në faqe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2020 | 20:58

SKANDALOZE/ Futbollisti “frymëzohet” nga Suarezi, kafshon kundërshtarin në faqe

Një incident skandaloz pretendohet se ka ndodhur në sfidën e djeshme të kategorisë së dytë të futbollit francez Sosho-Valencien. Presidenti i Valencienit Edi Zdieç akuzon mesfushorin kundërshtar të Soshosë, Osienu Tiun se ka kafshuar në faqe portierin e ekipit të tij Zherom Prio.
5f8c34112900001e01c6a2b1
Zdieç tregoi për AFP-në se ka takuar lojtarin e tij pas takimit dhe ka parë njollë gjaku në faqe.

“Është e turpshme, ngjarj nuk duhet as të minimizohet dhe as të mohohet. Fola me Zheromin pas takimit dhe kishte një shenjë të madhe kafshimi në faqe. Kishte hemorragji. Kjo sjellje është vërtet e rëndë. Duhet t’i frenojmë këto gjëra që nuk kanë lidhje aspak me futbollin. U besoj gjyqtarëve dhe Komisionit Disiplinor për të marrë vendimet e duhura. Patëm një takim pasditen e djeshme për të vendosur se çfarë do të bëjmë me këtë çështje. Kemi vendosur ta mbrojmë deri në fund futbollistin tonë”, u shpreh i irrituar presidenti i Valencienit Edi Zdieç.

pjimage

Incidenti në fjalë të kujton dy rastet skandaloze kur ish-futbollisti i Barcelonës dhe Liverpulit kafshoi ish-lojtarin e Çelsit Branislav Ivanoviç në ndeshjen e kampionatit anglez në vitin 2013, si dhe kafshimin ndaj mbrojtësit të Italisë Xhorxho Kielini në Kupën e Botës të vitit 2014.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"