Skandalizohet Britania e Madhe, arrestohet për përdhunim futbollisti i Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2020 | 23:52

Skandalizohet Britania e Madhe, arrestohet për përdhunim futbollisti i Premier Ligës

Një lajm rreth arrestimit të një futbollisti të Premier Ligës Angleze për përdhunim ka tronditur Britaninë e Madhe.

Premier Liga
“Daily Mail” raporton se lojtari (emri i të cilit nuk është zbuluar për arsye të ruajtjes së sekretit hetimor) është arrestuar mëngjesin e së mërkurës, ndërsa është lënë i lirë 24 orë më pas. Ndaj tij ka ardhur një denoncim për kryerje të marrëdhënieve seksuale kundër dëshirës së viktimës.

Policia britanike deklaroi se futbollisti do të hetohet në gjendje të lirë derisa të konkludohen të gjitha të dhënat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"