SKANDALI/ Tifozët e Liverpulit nuk përmbahen, 19-vjeçari thith kokainë mbi kapelen e policit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Qershor 29, 2020 | 16:37


SKANDALI/ Tifozët e Liverpulit nuk përmbahen, 19-vjeçari thith kokainë mbi kapelen e policit

Pamjet e festës së tifozëve të Liverpulit në rrugët e qytetit pas shpalljes së “Reds”-ave kampionë pas 30 viteve të enjten sollën shqetësimin e autoriteteve dhe klubit, që kishin bërë thirrje për vetëpërmbajtje.pjimage

Policia e Mersejsajdit arrestoi 15 persona, pasi turma u bë e dhunshme, duke goditur oficerët e policisë, ndërsa një video ka shokuar opinionin. Në të shfaqet një tifoz 19-vjeçar, i cili gjatë përleshjes me policinë, e mbush kapelen e tij me kokainë dhe nis ta thithë atë.

Në këtë kohë pandemie, policia është e shqetësuar për grumbullimet e tifozërisë, ndërsa klubi ka thënë se festa do të organizohet, por në një tjetër moment. Plani është që parada të mbahet në shtator.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com