Skandali te PSG-ja/ Nga Nejmar te Ikardi, zbulohet “lista e zezë” me 14 emra që Mbape i kërkoi presidentit t’i largojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2022 | 20:38

Skandali te PSG-ja/ Nga Nejmar te Ikardi, zbulohet “lista e zezë” me 14 emra që Mbape i kërkoi presidentit t’i largojë

Rinovimi i Kilian Mbape edhe për 3 vite me fanellën e PSG-së, ishte padyshim një nga lajmet më të rëndësishme të kësaj periudhe. Edhe pse emiri i ishte lakuar së tepërmi, për një transferim të mundshëm te Reali i Madridit, francezi vendosi t’i qëndronte besnik francezëve, duke firmosur edhe për 3 vite.

Kylian-Mbappe

Ndërkohë ditën e sotme, në media, kanë qarkulluar disa prapaskena të bujshme, të cilat kanë të bëjnë me një “listë të zeze” të përcaktuar nga Mbape, e cila përfshin, 14 emra që ylli francez ka kërkuar të largohen nga PSG-ja.

Mes tyre janë trajneri i skuadrës Mauricio Poçetino dhe braziliani Nejmar! Mediat vendase kanë arritur të zbulojnë se Mbape nuk ka marrëdhënie të mira si me Poçetinon ashtu edhe me Nejmarin, e sidomos me shokun e skuadrës, ata thjesht flasin!

Sipas “Mundo Deportivo”, në të njëjtën listë janë: Ikardi, Drakler, Kerr, Danilo, Paredes, Herrera, Kurzava, Sarabia, Bernat, Gage, Dagba dhe Serxhio Riko.

Ngelet të shihet me mjaft kureshtje se si do të rrjedhin ngjarjet te PSG-jë dhe cili do të jetë qëndrimi i drejtuesve për “listën e zezë” të përcaktuar nga Mbape.

Presidenti i PSG-së, Naser Al-Kalaifi, në konferencën e fundit për shtyp për prezantimin e 23-vjeçarit francez, mohoi përgjegjësitë e Mbape në çështjet e transfertave të skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"