Skandali te Peskara, Memushaj e Kastrati të detyruar të lahen në shtëpi pas stërvitjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2018 | 23:57

Skandali te Peskara, Memushaj e Kastrati të detyruar të lahen në shtëpi pas stërvitjes

Ndoshta është një nga gjërat më të çuditshme që mund të na zënë veshët, por ja që ndodh edhe kështu. Lojtarët shqiptare, Ledian Memushaj dhe portieri Elhan Kastrati që luajnë për skuadrën e Peskarës sa herë që mbarojnë stërvitjen me skuadrën e tyre e kanë të ndaluar të bëjnë dush në banjot e impiantit të ekipit.

memushaj

Kjo për vetë faktin pasi sipas disa vlerësimeve të bëra nga bashkia e qytetit, në këtë impiant nuk përmbushen kushtet higjeno – sanitare. Kështu Memushaj dhe Kastrati janë të detyruar që të shkojnë dhe ta bëjnë dushin në shtëpi.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"