Skandali/ Prostituta për gjyqtarët, Benfika kishte gjetur “çelsin” e suksesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2018 | 13:23

Skandali/ Prostituta për gjyqtarët, Benfika kishte gjetur “çelsin” e suksesit

Benfika është përfshirë në një skandal trukimesh. “O Jornal Economico” raporton se ekipi nga Lisbona akuzohet se së bashku me ish-konsuletin ligjor Pedro Gonkalves dhe dy drejtues të gjykimit, kanë tentuar të trukojnë takimet të kampionatit portugez.

benfica-guimaraes-adeptos-1-key
Janë zbuluar shkëmbime e-mail që tregojnë se klubi ofronte prostituta për arbitrat e ndeshjeve dhe madje i kanë paguar atyre dhomat e hotelit.  E gjitha në fakt është zbuluar nga ndërhyrja e një hakeri që ka shpërndar informacionet dhe kërkohet për arrestim, pasi kjo është e ndaluar.

“Mbajmë pozicion të qartë, atë kemi njoftuar në fillim të kësaj historie. Nuk ka fakte që mund të provojnë cilëndo akuzë në këtë proçes. Benfika do të bëjë gjithçka për të hedhur poshtë këto akuza.”, ishte deklarata e klubit të Benfikës. Megjithatë hetimi vazhdon dhe mund të nxjerr në pah një nga skandalet më të mëdha të futbollit portugez.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"