“Përkuleni para dhe ngreni vithet prapa”, Duro tallet me fenë e trajnerit të portierëve, kapiteni nuk ia përton…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2021 | 23:43

“Përkuleni para dhe ngreni vithet prapa”, Duro tallet me fenë e trajnerit të portierëve, kapiteni nuk ia përton…

Një ngjarje aspak e këndshme dhe skandaloze ka ndodhur ditën e sotme te skuadra e Feronikelit në Kosovë, e cila drejtohet nga trajneri shqiptar, Klodian Duro. Ka qenë pikërisht ky i fundit, i cili për shkak të fjalëve të thëna ka shfaqur pakënaqësi te kapiteni i skuadrës, Lapidar Lladrovci.

12

“Gazeta Olle” raporton se ky i fundit, gjatë momentit kur shkoi në stërvitje përshëndeti trajnerin e portierëve, Burm Sadiku me fjalën “selam alejkum”, pasi është praktikues i fesë islame. Në këtë moment, trajneri Duro me ironi është tallur me trajnerin e portierëve, duke i thënë: “Nuk mund ta kuptoj, ju kur të faleni, si ka mundësi që të përkuleni para dhe ngrini vithet prapa!”. I menjëhershëm ishte reagimi i Lladrovcit, i cili kërkoi respekt nga trajneri Duro për besimtarët myslimanë dhe për më tepër për kolegun e tij, Burim Sadiku.

Aty filloi edhe debati mes kapitenit dhe trajnerit, që solli momente tensioni dhe në të ardhmen mund të ketë masa nga klubi për ngjarjen e ndodhur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"